Tiramisu me luleshtrydhe – VIDEO Receta

Tiramisuja me luleshtrydhe është një variant i tiramisusë klasike. Kjo recetë është e mirë edhe për fëmijët sepse nuk përmban kafe. është shumë e mirë, e shijshme, e freskët dhe ka me të vërtetë një aspekt fantastik.

Tiramisu me luleshtrydhe – VIDEO Receta

Prep Time30 minutes
Resting2 hours
Total Time2 hours 30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Asian
Keyword: embelsire
Sasia: 5 persona
Kalori: 350kcal

Video

Përbërësit

  • 500 gr luleshtrydhe
  • 500 gr maskarpone
  • 500 ml pana
  • 1 pako biskota të gjata savoiardi
  • 4 kokrra vezë
  • 300 gr sheqer

Përgatitja

  • Pasi i keni larë, prisni në copa të vogla luleshtrydhet dhe i hidhni në një enë. Shtoni në të dhe një lugë sheqer dhe trazojini mirë. Vendosni enën në frigorifer. Ndërkohë filloni përgatitjen e kremit. Ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat. Filloni të rrihni fort të bardhat me rrahësin elektrik derisa të arrini një shkumë të bardhë.
  • Në një enë tjetër hidhni 400 ml pana ( 100 ml do tju duhet për të lagur biskotat) dhe filloni ta rrihni dhe atë me rrahësin elektrik derisa të krijohet një masë e bardhë si shkumë.
  • Në enën ku keni hedhur të verdhat e vezëve hidhni dhe sheqerin filloni ti rrihni fort. Më pas shtoni maskarponen dhe vazhdoni ti rrihni me rrahësin elektrik derisa trë arrini një masë homogjene. Pas kësaj shtoni të bardhat e vezëve e trazojini me kujdes.
  • Bashkoni në të edhe panën dhe përziejeni mirë duke pasur kujdes që të gjithë përbërësit të bashkohen mirë. Kremi është gati dhe fillojmë e përgatisim ëmbëlsirën.
  • Nxjerrim luleshtrydhet nga frigoriferi dhe lëngun që ato kanë lëshuar e hedhim në një tavë ku e bashkojmë me panën e ngrohur paraprakisht. Kjo masë do të na duhet për të lagur biskotat.
  • Në një tavë drejtkëndëshe ( mund të përdorni edhe forma të tjera), hedhim pak krem dhe e hapim me kujdes. Vendosim mbi të një shtresë biskotash të lagura më parë me lëngun e përgatitur. Hedhim mbi to përsëri krem dhe i mbulojmë mirë. E sipër shtojmë luleshtrydhe.
  • Shtojmë edhe një shtresë biskota të lagura, i mbulojmë përsëri me krem dhe sipër shtojmë luleshtrydhe. ëmbëlsira është gati, vendoseni në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbeni. Më pas prijeni në copa dhe shërbeni tiramisunë në pjata duke i hedhur sipër sheqer pluhur.

Lexoni recetat per tiramisu klasike ose tiramisu me çokollate

Ju Bëftë Mirë!

0 Shares
12 comments
  1. uuuuuuuuuuaaaaaaauuuuuuuuu ky gatim eshte fantastik dhe shume i shijshem.ky gatim eshte i lehte per tu bere.mmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm!

  2. shume e shijshme duket por (Maskarpone),”nuk e di qeshte” .,ne anglisht dua ta di se si i thon.,qe ta gjej ketu ne angli.,ju faleminderit

  3. waw duket e mrekullueshme mjammm keni bere shume mire qe e keni treguar me video tani e kuptoj me mire .po nje gje se kuptoj ceshte “maskarpone”ju te me tregoni nese keni mundesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krem Karamel

Krem Karamel, Crème caramel, flan apo caramel custard është një ëmbëlsirë me një shtresë karameli dhe kremi nga ku merr dhe emrin. Me pak përbërës të thjeshtë do kemi një ëmbëlsirë të thjeshte dhe te shijshme.

Receta Bazë për Krepa

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime)

Crème caramel me video

Crème caramel është një nga ëmbëlsirat qe nuk mund ti rezistohet. Vetëm me 3 përbërës kryesor dhe duke ndjekur këshillat në videon që kemi publikuar në kanalin e ArtiGatimit ne Youtube do të përgatisni një recetë fantastike.

Revani me limon

Revani me limon është një nga ato ëmbëlsirat me një shije delikate dhe aromë të freskët limoni që do t'ju magjepsë në copën e parë. Një ëmbëlsirë për tu provuar pasi është shumë ndryshe nga të tjerat, të lë një gojë një shije butësie.

Kadaif

Kadaif së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.