Ëmbëlsirë Kek me qershi

Dhe pse ka shumë variante te ëmbëlsirave me fruta, kek me qershi mbetet një recetë delikate dhe e thjeshtë për tu përgatitur.

Ëmbëlsirë Kek me qershi

Prep Time20 minutes
Cook Time45 minutes
Total Time1 hour 5 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 500 gram qershi
  • 250 gram miell
  • 100 gram sheqer
  • 3 kokrra vezë
  • 50 gram gjalpë i shkrirë
  • 30 mL vaj ulliri
  • 3 lugë gjelle qumësht
  • 1 lugë e vogël maja për ëmbëlsira
  • lëkurë limoni
  • vanilje

Përgatitja

  • Përmasat mësipërme janë idealë për një tave me diametër 24 cm. Në një enë hedhim vezët me sheqeri dhe i përziejmë me rrahësin elektrik sa të ngrihet vëllimi. Pas pak minutash shtojmë qumështin dhe gjalpin, pak vaj ulliri dhe lëkurën e limonit e vazhdojmë edhe pak përzierjen.
  • Më pas shtojmë miellin të përzier me majanë për ëmbëlsira (më parë të situr), vanilje dhe e përziejmë me kujdes me shpatull. Në këtë mënyre masa nuk do të ulet.
  • Në fund pasi është përzier mirë brumi, shtojmë qershitë të lyera me pak miell. Kjo shërben që të mos bien të gjitha në fund të tavës. Qershive sigurisht duhet ti heqim farat paraprakisht.
  • Tavën për pjekje e lyejmë me gjalpë dhe hedhim masën e kekut. Tavën e futim në furrë të para ngrohur në 180 °C për rreth 45 minuta. Tavën me kek me qershi e lemë në furrë edhe 10 minuta me furrë të fikur.
  • Ëmbëlsirën kek me qershi të pjekur e vendosim në pjatancë për servirje dhe e pudrosim me sheqer pudër.
  • Receta e kësaj ëmbëlsirë është gati. Mos harroni të abonoheni në njoftimet e faqes për receta te tjera fantastike. Deri atëherë ju bëftë mirë!

Ëmbëlsirë kek me mandarina, kek me mollë ose kek me kungull

kek me qershi

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Ëmbëlsira Muffin me Karrota

Një ëmbëlsirë me karrota që mund të shërbehet si për mëngjes apo një mbasdite me një çaj. Kjo ëmbëlsirë muffin është ideale edhe për fëmijët. Nëse dëshironi mund ti shtoni edhe copëza të vogla çokollate. Kjo është dhe një recetë e shpejtë për tortë. Pra nëse dëshironi dhe nuk keni formën e posaçme për muffin mund ta hidhni e ta piqni në një tavë normale për ëmbëlsira.

Semifreddo me luleshtrydhe

Një fetë ëmbëlsire semifreddo me luleshtrydhe është ideale për të mbyllur një mbrëmje me një shije delikate dhe aromatike. Receta e kësaj ëmbëlsire është shumë e thjeshte, le të ndjekim hapat e përgatitjes.

Petë me nutela e banane

Ju ndodh që ndonjëherë ju shkon mendja për ëmbëlsirë dhe nuk dini se ç'të hani për momentin? Kjo recetë është një recetë e shpejtë. Mjafton një petë, pak nutela dhe një banane dhe do të keni një ëmbëlsirë që do të kënaqë shijet tuaja.