Strudel me mollë

Strudel me mollë është një ëmbëlsirë tipike e zonës së Trentino në Itali. Kjo ëmbëlsirë konsiston në një role brumi i mbushur me mollë dhe rrush të thatë. Recetë e shijshme, e ëmbël, me kosto të lirë dhe e shpejtë për tu përgatitur.

Strudel me mollë

Prep Time15 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time35 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian, Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 250kcal

Përbërësit

Për brumin

  • 290 gr miell llojit 00
  • 2 kokrra vezë
  • 125 gr gjalpë
  • lëngu i gjysmë limoni
  • kripë

Për mbushjen e strudel

  • 500 gr molle Renetta ose Golden
  • 70 gr rrush i thatë
  • 10 gr fara pishe
  • 60 gr sheqeri i trashë
  • 60 gr gjalpë
  • kanell
  • sheqer pluhur
  • rhum

Përgatitja

  • Për të përgatitur brumin për strudel fillojmë duke hedhur ne robot kuzhine miellin së bashku me lëngun e gjysmë limoni. Nëse nuk keni robot kuzhine brumi mund të zihet edhe me dorë në tavolinën e punës. Duhet ta punojmë derisa brumi të shkëputet nga bordura e enës. Nëse është e nevojshme shtojmë pak ujë pjesë pjesë.
  • Formojmë një top me brumin për strudel dhe e vendosim në frigorifer të pushojë për 30 minuta.
  • Në hapin tjetër pastrojmë mollët dhe i presim në feta. Më pas brumin e hapim për së gjati shumë hollë në tavolinën e punës dhe sipër e lyejmë më gjalpë. Në një anë rreshtojmë fetat e mollës, rrushin e thatë por të regjur në rum dhe farat e pishës. Spërkasim sipër më kanellë dhe sheqer.
  • Me kujdes rrotullojmë brumin disa herë që të mbështjelli mbushjen e strudel. Lyejmë sipërfaqen e brumit me gjalpin e ngelur dhe hedhim sheqer pluhur.
  • Strudel me mollë e pjekim në furrë të nxehte 220°C për 20 minuta. Sipërfaqja e strudel duhet të jetë ngjyrë lajthie dhe kërce.
  • Shërbejmë strudel me mollë në feta duke spërkatur përsëri pak sheqer pluhur.

Lexoni gjithashtu recetën Biskota me mollë

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petë me nutela e banane

Ju ndodh që ndonjëherë ju shkon mendja për ëmbëlsirë dhe nuk dini se ç'të hani për momentin? Kjo recetë është një recetë e shpejtë. Mjafton një petë, pak nutela dhe një banane dhe do të keni një ëmbëlsirë që do të kënaqë shijet tuaja.

Video Receta – Shëndetlie Shqiptare

Tashmë e keni akoma më të lehtë për të përgatitur recetën e shëndetlisë. Në këtë video recetë, do të ndiqni hapat si të përgatisni me sukses ëmbëlsirën shumë të njohur shqiptare. Në vijim kemi shkruajtur të gjithë përbërësit që duhen për ëmbëlsirën e shëndetlisë.