Biskota të mbushura me mollë

Këto biskota të mbushura me mollë janë ëmbëlsira shumë të shijshme dhe të thjeshta për tu përgatitur. Kombinimin mund ta bëni edhe me reçel të ndryshëm, por mbushja me mollë dhe kanellë i jep një arome të veçante.

Biskota të mbushura me mollë

Prep Time30 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time50 minutes
Course: Snack
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 180kcal

Përbërësit

Përbërësit për brumin

  • 250 gr miell
  • 1 kokërr vezë
  • 100 gr sheqer
  • 80 gr gjalpë i shkrirë
  • 50 ml qumësht
  • 1 lugë çaji maja për ëmbëlsira
  • pak kripë

Përbërësit për mbushjen

  • 2 kokrra mollë
  • 2 lugë gjelle sheqer kaf
  • 2 lugë gjelle rrush të thatë
  • 1 lugë gjelle fara pishe
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë çaji kanellë

Përgatitja

  • Në fillim përgatitim brumin. Në një enë hedhim vezën sheqerin, qumështin, e më pas gjalpin e shkrirë, duke i trazuar sa të tretet sheqeri. Hedhim përbërësit e thatë dhe i trazojmë me dorë. Brumin e punojmë për 5-6 minuta dhe e lemë të pushojë i mbështjellë me qeskë kuzhine, për rreth 20 minuta.
  • Ndërkohë merremi me përgatitjen e mbushjes. Qërojmë mollët, i presim në kubik dhe i hedhim në një enë. Shtojmë në të sheqerin, lëngun e limonit i trazojmë përbërësit dhe i vendosim në zjarr të ngadalshëm për 10 minuta. Në fund hedhim kanellën, rrushin e thatë, farat e pishës dhe e heqim nga zjarri.
  • Marrim brumin e ndajmë në dy pjesë. Secilën pjesë e hapim mbi një letër kuzhine, në formë pete në mënyrë të barabartë.
  • Në njërën petë vendosim nga një lugë mbushje, në largësi sipas formës që kemi siç tregohet ne imazhet e ilustruara.
  • Sipër vendosim petën tjetër duke mbuluar gjithë hapësirën e petës poshtë.
  • I presim biskotat me formën dhe i rregullojmë anash të mos na dali mbushja. Pjesa e brumit që na del nga prerja e biskotave e bëjmë përsëri petë dhe e mbushim.
  • Biskotat e mbushura me mollë i vendosim në një tavë me letër kuzhine. Tava futet në furrë të para ngrohur në temperaturën 180 °C për rreth 15 minuta.

Më në fund këto biskota të mbushura me mollë super të shijshme janë gati.

Lexo recetën për biskota me limon ose biskota te buta.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Bonbone

Para shumë vitesh, tregu shqiptarë nuk kishte kaq karamele e çokollata sa ka tani. Dhe nënat bënin të pamundurën për të kënaqur dëshirat e fëmijëve. Me ato pak përbërës që gjendeshin në atë kohë mundoheshin të realizonin receta të shijshme. Një nga këto receta ishin edhe bonbonet. E kush nuk e kujton erën e karamelit që mbushte gjithë shtëpinë. Këto bonbone të bëra thjesht me qumësht, sheqer e pak gjalpë ishin një festë për gjithë familjen.

Totë e ëmbël me bukë

Ju ka ngelur shumë bukë dhe nuk dini se ç'të bëni me të? Ne po ju japim recetë të ëmbël me bukën e mbetur. Kjo është një tortë që mund të bëhet me gjithçka na ndodhet në shtëpi. është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e mirë. Kjo tortë përgatitet me bukën e regjur në qumësht, e përzier me vezë e fruta të ndryshme. Një mënyrë e thjeshtë për të mos hedhur bukën e mbetur.