Cheesecake me kos e manaferra – Pa pjekje

Receta për cheesecake me kos pa pjekje dhe me manaferra është mjaft e veçante dhe me një shije delikate. Kjo ëmbëlsirë nuk ka nevoje për pjekje, pasi nuk përmban miell edhe as vezë. Mjafton të ruhet në frigorifer pas përgatitjes. Le të shikojmë si gatuhet ëmbëlsira cheesecake.

Cheesecake me kos e manaferra – Pa pjekje

Prep Time40 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: American
Keyword: embelsire
Sasia: 10 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 250 gr biskota
  • 150 gr gjalpë i shkrirë
  • 500 gr kos i bardhë
  • 200 ml pana ajkë qumështi
  • 30 gr sheqer vanilje
  • 12 gr xhelatinë
  • 50 gr qumësht i freskët
  • 200 gr manaferra për mbushjen
  • 200 gr manaferra për dekorin
  • 50 gr sheqer kaf për sipër

Përgatitja

  • Për përgatitjen e cheesecake në fillim bluajmë biskotat në një mikser kuzhine ose i shtypim ato imët. Biskotat e bluara i hedhim në një enë së bashku me gjalpin e shkrirë.
  • I trazojmë dhe më pas i shtrojmë në tavë ku kemi vendosur një letër kuzhine. Përmasat janë për një tave me diameter rreth 24cm. Tavën e vendosim në frigorifer për 30 minuta.
  • Ndërkohë rrahim panën në një enë të ftohtë. Më pas hedhim sheqerin dhe në fund e përziejmë edhe me kosin.
  • Xhelatinën të cilën e kemi lënë rreth 5 minuta në ujë të ftohtë e shkrijmë me qumështin e nxehur. Xhelatinën e shkrirë e hedhim te përzierja e kosit me panën dhe e trazojmë mirë duke shtuar edhe manaferrat.
  • Masën e hedhim mbi biskotat. Tavën e vendosim përsëri në frigorifer(jo në ngrirje) për 2 orë.
  • Hapin e fundit do të përgatitim frutat sipër. Frutat së bashku me sheqerin kaf i hedhim në një enë dhe i vendosim në zjarr të ngadalshëm për 10 minuta duke i trazuar.
  • Pasi manaferrat të ftohen, ja hedhim ëmbëlsirës cheesecake sipër. E vendosim dhe për disa minuta të tjera në frigorifer. Cheesecake me kos dhe manaferra është gati. E presim ne feta dhe e shërbejmë.

Ju këshillojmë edhe recetat e tjera për cheesecake:

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Akullore me Vanilje

Periudha e verës është pikërisht stina më e mirë për të shijuar kënaqësinë e akullores. Shumë nga lexuesit e faqes tonë www.artigatimit. com na kanë kërkuar recetën e akullores. Ekzistojnë shumë receta për përgatitjen e akullores, me shije nga më të ndryshmet. Ne po japim recetën më klasike, e kësaj recete ju mund ti shtoni me pas shije çokollate, fruta të ndryshme, etj.

Krepa mbushur me Luleshtrydhe

Kemi parë recetën krepa mbushur me çokollatë dhe krepa integral. Në këtë periudhe të vitit ju këshillojmë të provoni krepa mbushur me luleshtrydhe. Një shije delikate dhe nuk ju merr shumë kohë në përgatitje.

Receta per Reçel Kumbulle

Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm. Dita fillon mirë nëse hamë një mëngjes të shijshëm e të shëndetshëm. Një fetë buke me reçel kumbulle të përgatitur nga vetë ne është ideale për të filluar ditën