Biskota për fëmijë

Recetë e thjeshtë për biskota. Një mënyrë e mirë për të bërë dhe fëmijët pjesëtar të gatimit. Provojeni këtë recetë për biskota duke ndryshuar herë pas here frutat e thata. Nëse do përdorni mollët shtoni dhe pak kanellë pluhur, do të ngeleni të mahnitur.

Kjo recetë për biskota është shumë e mirë dhe mund ta përgatisni për tu konsumuar nga fëmijët në mëngjes ose pasdite. Ata i pëlqejnë ëmbëlsirat me gjalpë dhe këto biskota mund të kthehen ne të preferuat e tyre. Këtë recetë sigurisht mund ta gatuani së bashku me fëmijët.

Biskota për fëmijë

Prep Time10 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time25 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: biskota, embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 50kcal

Përbërësit

  • 160 gr gjalpë
  • 110 gr sheqer
  • 1 kokërr vezë
  • 270 gr miell integral
  • fruta të thata të prera hollë
  • pak kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur biskotat, në një enë qelqi hedhim gjalpin, sheqerin, vezën, kripën i trazojmë sa të bëhet një masë e plotë.
  • Më pas shtojmë miellin të përzierë me frutat e thata. Masën e transferojmë në tavolinën e punës dhe e ngjeshim me dorë për 5 minuta.
  • Masën e mbështjellim me qese kuzhine dhe e lemë të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
  • Më pas brumin e biskotave e hapim në tavolinë e punës, me anë të një peci me trashësi 1 cm. E presim brumin me format që dëshirojmë ose me ndihmën e një stampe japim format.
  • Biskotat i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. Tavën e futim në furrë të nxehur 190° për 10-12 minuta. Biskota për fëmijë janë gati.

Receta të tjera që ju keshillojmë:

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sfoliat me mollë

Sfoliat me mollë është një ëmbëlsirë që mund të përgatitet në 20 minuta total. Ideale kur doni diçka të shijshme, të ëmbël të shpejtë e pa shumë lodhje.

Petulla Amerikane Pancakes me boronica

Një version tjetër i petullave amerikane, kësaj radhe pancakes me boronica. Këto ëmbëlsira janë të përdorura për një mëngjes të shijshëm dhe të thjeshtë. Pancakes me boronica shtuar sipër shurup panje dhe boronica janë akoma edhe më të shijshme

Kek me mollë

Një tjetër ëmbëlsirë kek me mollë nga faqja e Artigatimit.com pasi në faqe mund të gjeni disa versione të tortë me mollë. Kek pasi në disa zona akoma përdoret si term dhe kujton ëmbëlsirat që përgatiteshin në tavat e dikurshme elektrike.

Fiq të thatë – Pestil

Fiq të thatë në shtresa të holla, ose ndryshe pestil fiku. Pestili është një recetë e vjetër e zonave juglindore të Shqipërisë. Pestiln mund ta përgatitim me çdo lloj fruti. Për përgatitjen e pestilit përdoret fiku i ëmbël i muajit Gusht.