Cheesecake Luleshtrydhe

Cheesecake luleshtrydhe është një ëmbëlsirë e freskët me baze frute, kos dhe ajkë. Kjo ëmbëlsirë nuk ka nevojë që të piqet. Për përgatitjen e kësaj ëmbëlsirës nevojiten 3 procese, por rezultati është fantastik.

Cheesecake Luleshtrydhe

Prep Time20 minutes
Frigorifer2 hours
Total Time2 hours 20 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire, fruta
Sasia: 6 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

Për bazën

  • 220 gr biskota
  • 150 gr gjalpë i shkrirë
  • 40 gr sheqer kaf

Për mbushjen

Shtresa sipër

  • 500 gr luleshtrydhe
  • 80 mL ujë
  • 60 gr sheqer kaf
  • 1 kokërr limon
  • 8 gr xhelatinë

Përgatitja

  • Në fillim duhet të përgatisim bazën për cheesecake luleshtrydhe. Për këtë na nevojitet të shtypim biskotat. Nëse kemi një grirës kuzhine, mjaftojnë disa sekonda ti grijmë. Më pas biskotat e grira i hedhim në një enë e bashkojmë sheqerin dhe gjalpin e shkrirë.
  • I trazojmë se bashku derisa gjalpi të përhapet ne te gjithë biskotat. Masën e biskotave e shtrojmë në tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. E shtypim mirë ne fundin e saj. Tavën e futim në frigorifer për disa minuta.
  • Vazhdojmë më përgatitjen e mbushjes. Rrahim panën e kuzhinës me rrahësin elektrik ose me rrahësen e vezëve. Në një tenxhere ngrohim qumështin, e heqim nga zjarri, hedhim xhelatinën (të regjur më parë në ujë të ftohtë) dhe e trazojmë që të shkrijë.
  • Masën e bashkojmë me kosin, e trazojmë mirë. Ne hapin tjetwr hedhim edhe panën e rrahur më parë. Masën e përgatitur e shtrojmë mbi sipërfaqen e biskotave dhe e lemë për 2 orë në frigorifer. Pas kësaj kohe përgatitim shtresën e fundit të cheesecake luleshtrydhe.
  • Luleshtrydhet i hedhim në mikser së bashku me lëngun e limonit. Në një enë nxehim ujin me sheqerin dhe sapo fillon të vlojë e heqim nga zjarri. Hedhim xhelatinën (gjithmonë të regjur më parë ne ujë të ftohtë) dhe e trazojmë që të shkrijë mirë.
  • Masën e hedhim te luleshtrydhet e grira. E trazojmë të përzihen masat dhe me kujdes e hedhim në tavë ,duke e hapur në të gjithë sipërfaqen. Ëmbëlsirën me luleshtrydhe e futim përsëri në frigorifer edhe 2 orë të tjera.
  • Cheesecake luleshtrydhe është gati. E servirim me fruta të freskëta anash..

Nëse ju ka pëlqyer kjo recete ju ftojmë te lexoni ëmbelsira me Luleshtrydhe apo dhe recetën akullore me luleshtrydhe.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

6 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Video Receta e Pandispanjës

Pandispanja është një ëmbëlsirë që pëlqehet nga të gjithë, si të rritur dhe fëmijë. Këtë ëmbëlsirë mund ta mbushim me kremëra të ndryshëm në mes, mund ta zbukurojmë sipas dëshirës ose thjesht mund ta shijojmë kështu sic është.

Reçel Fiku

Sot po japim recetën e reçelit të fikut të cilin mund ta shijojmë edhe më vonë, kur në treg të mos e gjejmë më këtë frutë kaq të shijshëm.

Revani me limon

Revani me limon është një nga ato ëmbëlsirat me një shije delikate dhe aromë të freskët limoni që do t'ju magjepsë në copën e parë. Një ëmbëlsirë për tu provuar pasi është shumë ndryshe nga të tjerat, të lë një gojë një shije butësie.

Luleshtrydhe me akullore

Luleshtrydhja është një frut i pasur me vitamina C, A, B1, B2 etj. Këtë lloj fruti, shumë i shijshëm, me një formë të bukur, profum i këndshëm dhe shije fantastike, përveçse mund ta konsumojmë të freskët, mund ta përdorim në shumë ëmbëlsira. Ne kemi zgjedhur një recetë shumë të thjeshtë për tu përgatitur dhe me pak përbërës.

Ëmbëlsirë Krokante me susam

Krokantja me susam e përgatitur në shtëpi është shumë herë më e mirë dhe e shijshme se ato që gjejmë në tavolinat e pazarit a supermarketit. Me një përgatitje shumë e thjeshtë, do të kemi një ëmbëlsirë të mirë.