Por shumë nga ne mund të ngatërrohen me këtë përkthim. Eshtë e vërtetë që pana është pjesa e ajkës së qumështit, por nuk mund ta marrim në kushtet e shtëpisë duke zier thjesht qumështin.
Përbërësi Pana – Ajkë
Sasia: 4 persona
Kalori: 250kcal
Përbërësit
- 100 ml ajkë
Përgatitja
- Pana është një nënprodukt i qumështit që karakterizohet nga përmbajtja e madhe e yndyrës. Ajo nxirret nga qumështi me një proçes centrifugimi që ndan molekulat e yndyrës nga pjesa tjetër e lëngshme e qumështit. Në një litër qumësht nxirret rreth 35 gramë yndyrë.
- Pana gjen një përdorim të gjerë në kuzhinë. Ekziston pana e freskët e cila ka një skadencë të shkurtër. Mund ta përdorim si për receta të ëmbla ashtu dhe për ato të kripurat.
- Kur e rrahim me rrahësin elektrik, bëhet si shkumë dhe e përdorim për ëmbëlsira të ndryshme. Këtë lloj pane mund ta përdorim edhe pa e rrahur duke e shtuar në shumë salca për makarona e jo vetëm.
- Ekziston pastaj edhe pana e kuzhinës që është e konservuar dhe ka një skadencë disa mujore. Këtë lloj pane s’mund ta rrahim me rrahësin elektrik, e përdorimvetëm në receta të kripura.
Në Shqipëri ky nënprodukt i qumështit njihet më shumë me emrin pana sesa ajkë ose mazë. Për këtë arsye edhe ne kur shkruajmë përbërësit e recetave e shkruajmë me emrin pana.

Photo credit 1
Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!
Pingback: Trilece | ArtiGatimit.com
Pingback: Filetë me kërpudha dhe pana - ArtiGatimit.com
Pingback: Akullore me Vanilje - ArtiGatimit.com
Pingback: Makarona me salmon - ArtiGatimit.com
Pingback: Tortë super çokollatë - ArtiGatimit.com
Pingback: Receta për Cheesecake - ArtiGatimit.com
Pingback: Panna cotta - ArtiGatimit.com
Pingback: Receta për Krem Brulèe | ArtiGatimit.com
Pingback: Receta për Karamel | ArtiGatimit.com
Pingback: Tiramisu me luleshtrydhe - VIDEO Receta - ArtiGatimit