Trilece

Trileçe është një ëmbëlsirë shumë e mirë sidomos për fëmijët. Trilece është një pandispanjë e lagur me qumësht dhe me karamel. Kjo lloj ëmbëlsire është shumë e njohur në Amerikën Latine dhe thuhet që origjinën e ka pikërisht atje, nga merr edhe emrin ‘tres leches’, ( dmth. tre lloj qumështi).

Trilece

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour
Course: Dessert
Cuisine: Mexican
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Video

Përbërësit

Për pandispanjën

  • 6 kokrra vezë
  • 200 gram miell
  • 200 gram sheqer
  • pak vanilje pluhur

Për kremin

Përgatitja

Përgatitja e pandispanjës për Trileçe

  • Pë të përgatitur trilecen, si fillim ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe fillojmë e i rrahim këto të fundit me rrahësin elektrik.
  • Vazhdojmë ti rrahim të bardhat e vezëve derisa të arrijmë një masë të bardhë si shkumë. Në këtë pikë shtojmë me ngadalë sheqerin të përzier me vaniljen duke e trazuar gjithmonë.
  • Shtojmë më pas të verdhat e vezëve një e nga një e vazhdojmë ti rrahim përsëri. Pasi janë përzier mirë shtojmë miellin me kujdes që të mos bëhen kokrriza. Miellin duhet ta sitim në fillim. I trazojmë mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar e të kenë formuar një masë homogjene.
  • E hedhim masën e përgatitur në një tavë të lyer me gjalpë. E vendosim tavën me brumin për pandispanjë të piqet në furrë të nxehtë 180°C përreth 25-30 minuta.
  • Pasi është pjekur pandispanja e trileçes e lemë të ftohet pak. Më pas e nxjerrim nga tava dhe e shpojmë komplet nga të dyja anët me majën e një thike ose me ndonjë shkop të hollë.
  • Në një enë hedhim qumështin dhe shtojmë ngadalë edhe qumështin panda, i trazojmë mirë bashkë derisa ky i fundit të jetë shkrirë komplet. Hedhim panën e freskët në tavën që kemi pjekur pandispanjën.
  • Vendosim sipër pandispanjën. Hedhim mbi të përgatitjen e qumështit. Sipër shtojmë karamel ( mund të shtoni sipas dëshirës edhe çokollatë të shkrirë). Vendosim ëmbëlsirën trileçe në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbejmë.
    Ëmbëlsira trileçe është gati, më pas e presim në copa katrore dhe e servirim.

Ju sygjerojmë gjithashtu të lexoni recetat për petulla amerikane, petulla të shpejta ose recetën bazë për krepa.

Ju bëftë mirë!

Ju pëlqejnë këto receta? Abonohuni ne kanalin tone ne Youtube dhe ne njoftimet e-mail.

46 Shares
143 comments
    1. Per here te pare kam provuar te maroj trileqe,me kete recet dhe me te vertet me ka dal shum shum e shieshme :) Ju faleminderit

  1. sod kam ditlindjen dua ta bej nje torte si trileqja por kam nje pyetje a duhet shtuar ndonje peciv qe te fryhet pandispanja

  2. Shume urime Tina!
    Per te bere pandispanjen e trileces nuk ka nevoje te shtosh asgje, as sode e as maja sepse vezet e ndihmojne ne fryrje.
    gjithe te mirat!

  3. kam nje pytje per ju si ta pergadis karramelin dhe pse pandishpanja pe mpin te gjit karramelin pas ni ore ose me pak edhe nese osht karrameli i trash.

  4. Besa karamelin mund ta pergatisesh me sheqer, uje dhe disa pika limoni, vendosi te ziejne e kij shume kujdes sepse sheqeri arrin temperatura shume te larta. Trazoji me nje luge druri.
    Pandispanja eshte e pergatitur ne kete menyre qe te thithe te gjithe qumeshtin e karamelin, pikerisht aty qendron magjia e kesaj embelsire. Nese ty te duket pandispanja e lagur komplet, nuk ka nevoje ti shtosh perseri karamel.

    1. mfal a ka mundsi me na tregu si te pergadisim karramelin per trileqe sepse pe blejna mirpo nuk pe ka shijen e njejtt flm per mirkuptim

  5. Mund te me tregon se çfarë është pana e freskët? sepse jamë në Kosovë dhe ketu nuk pe kuptojme se qfarë është… Falemnderit për pergjigje të shpejtë!

    1. me vjen keq Dorun qe po te them po ti me siguri qenke analfabet se ne kosovaret i kuptojm mire sendet sepse si ata e si ne e flasim nje gjuhe gjuhen shqipe keshtu qe ke kujdes kur flet ne shumes thuaj une nuk e kuptoj e jo ne kosovaret se kuptojne te pershendes

  6. une jam hanger ne kosove trilece dhe shum e shijshme ish kam qef ta pergatis po qfar qumshti ashte ajo panda nuk ban veq qumsht kshtu normal a se une jam ne suedi e nuk e di ktu qfare ashte ata panda?

      1. Ardi shum ju faliminderit per kto recepta te embelciravet trilece e kam provuar sipas shpjegimit qe e keni komentu esht shum e shishme !!!!! ju falemiderit

    1. pershendetje,panda ketu ne angli quhet condensed milk.gjendet ne kanace dhe eshte qumesht i trashe me shume sheqer.perkthe condensed milk ne suedisht dhe do gjesh emrin e tij.
      uroj te te kem ndihmuar.

  7. Nese eshte e mundur te me tregoni si behet krem karameli per trileqe,se une disa here e kam pergaditur karamelin me sheqer e uje,por nuk eshte ai i njejt me at karamelin qe e pergadisin neper embeltore,sepse eshte me i trash dhe nuk bien posht si marmelat,kurse une kur e pergadis pas nje kohe nuk mbetet mbi pandishpanj,bien posht,dhe mbi veq sa duket qe eshte nje shtres e kaft.Ju lutem nese eshte e mundur te me tregoni cka i shtohet tjeter perveq ujit e sheqerit,sepse edhe ne markete ne shqiperi e kam par qe shitet po eshte i trash.

  8. E bera vet dhe me doli shum e Mir shum flm per receten qe na dhat…ato qe Jan jasht shqipris si UN qumshtat Jan qumesht I zakonshen ne kuti dhe concentrate milk ….bejeni esht shum e mir…..flm arti gatimit per keto recita te mrekullushme qe na jepni shum flm :-):-)

    1. Pajtohem me Nertin….
      Faleminderit shume per miresjelljen qe tregoni gjithmone ndaj neve…
      Siq e permendi edhe Nerti vazhdoni keshtu te na shtruani dhe te na ndiqni si gjithmone sepse ju premtojme se çdo here do te kete receta te mira e me te mira!

      Ju befte te mire!
      Ju pershendesim ! :D

  9. Ju falenderojme te gjitheve per fjalet e bukura! Na behet qejfi qe i keni provuar recetat e ju kane pelqyer. Vazhdoni te na ndiqni si gjithmone e na shkruani.
    Gjithe te mirat!

      1. shume faleminderit per recetat qe na servirni ,por doja tju pyes per miellin ,mos ka ndonje emer mielli qe ju perdorni per pandispanjen apo duhet miell i zakonshem dhe nuk ka ndonje problem ne pergatitje ????? Shume faleminderit .

  10. kom deshir ta bej dhe vet ket recept po nuk po ekuptoj kete qumshtin panda dhe ky qumshti i kondesuar jam nga kosova jetoj ne gjermani dhe karrameli per ta pregatditur nese ka mundsi me Mtregu ju pershendes.

    1. Qumeshti Panda eshte qumeshti i kondesuar. Pra eshte me i trashe se qumeshti normal dhe me i embel.

      Gjermanisht: Kondensmilch
      Italisht: Latte Concentrato
      Anglisht: Condensed Milk

    1. smotana, šľahačka v. Me kete fjale mund te gjesh panen ne Slloveni.
      kondenzované mlieko. Kurse me kete fjale mund te gjesh qumeshtin e kondesuar ne Slloveni.
      Shpresoj te te kem ndihmuar.

  11. Prsh arti gatimit une ekam bere trileqen shumee mire me eshte bere po une e kambere ne vend te karameles me qokollat te embelsirave a mund te behet me mermelat vishnje,, se karamelin sdi ta beje dhe nuk di me gram sa duhet uje e sheqer flm nga ju….

    1. Viki nese ty te pelqen me çokollate mund ta besh me te, edhe me marmelate mund ta besh siper, mjafton qe te jete pak e lengshme. Shija e trileçes nuk do te jete e njejte, por gjithsesi do te jete e shijshme.
      Gatim te mbare!

    1. Pana eshte nje nenprodukt i qumeshtit-ajke ose maze. se shpejti do te botojme nje artikull me fjalor te kuzhines.
      Qumeshti i kondesuar eshte qumesht i koncentruar i embel.

  12. shume faleminderit per receten . doja tu pyesja per miellin .. mund te perdorim miell te thjesht apo duhet mjell per embelsira .?

  13. Shum mir um ka dal mu perbes. Po nuk mu ka fry fort pandispanja e nashta vyn me i shtu do peciv per me u fry kjo far pandispanja.

    Faleminderit Idrizi

  14. Receta per pergatitjen e trileces eshte shkruar dhe shpjeguar shume mire.Pergezime gjithe stafit te guzhines.Kjo eshte nje ndihme e mire per amvisat e shtepise.

  15. trileqja eshte nje embelsire shume e mire per te gjithe sidomos per femijet edhe mua me pelqen shume nga embelsirat

  16. Bravo embelsire e shijshme duket dhe menyra e gatimit ishte shume qarte bravo kisha vetem nje ? Ceshte pana se doja ta provoja nje hère kete embelsire po kete pana se di ceshte flm

  17. qumshti panda a eshte normal qumsht si qdo qumsht tjeter apo eshte ndonje qumsht tjeter si ne kosov qysh e kemi hopla edhe halta ?

  18. shum shpjegim i kjart flm shum artigatimit por un jetoj ne itali dhe me qfar emri mund ta gjej ket panna a mund te jet panna da montare 30% indyr
    flm nga ju

  19. esht hera par qe hy ket faqe por vertet me pelqeu kam shikuar shum her si mund ta gjej kjart ket recet te trileqes po skam mundur dot

  20. shum FALEMINDERIT PER SPEGIM SHUM E MIR KA DAL TRILEQJA PAKEZ PANDISPANJA E HOLL DHE KARAMELIN ME SHEQER PE PREGADIS POR PO NGRIHET SHEQERI PASTAJ SI TJA BEJ QE MOS NGRIHET DHE TE JET ME I TRASH KARAMELI FLM
    PER MIRKUPTIM

    1. Dafina pandispanja s’duhet te fryhet shume, eshte normal. Karamelin trazoje vazhdimisht. Lexo komentet me lart. Gatim te mbare.

  21. Pershendetje dhe urime per faqen juaj me gatime te arritshme nga lexuesit nga shpia.

    Trilecja me pelqen shume si embelsir dhe e kam ber disa her por karameli ngrin, si eshte e mundur kur e blej e ka karamelin e shkrir dhe kur une e pergatit me ngrin gjithmon. A ka ndonje sekret???

    Shume faleminderit dhe pune te mbare
    Xxx

  22. Pershendetje a ka mundesi te me tregoni ne anglisht cfar eshte PANA fresh dhe PANDA qumesht ,sepse nuk po e di qfar jane….ju pershendes

  23. Receta me e mire per trilece, te gjithe e kan pelqyer shume. Do doja te dija nese keni ndonje recete per gurabija femijet e mi i pelqejne shume dhe kur shkojme ne Shqiperi vetem ato hane.

      1. Trileçja është shumë tortë e mirë dhe e shijshme dhe shumë e lehtë për t’a gatuar. E kam pergatitur shumë herë .

        Faleminderit që na ndihmoni.

  24. Pershendetje Arti i gatimit, a mund te me tregoni me ne detaje si te pergatis karamelin, P.sh. sa duhet shtuar uje, sa gram sheqer dhe limon?. Faleminderit.

  25. Pershendetje Arti I Gatimit.
    A mun te me tregoni se si eshte te paketuar ( nje foto) dhe si quhet ne anglisht qumeshti pana,se I kam lexuar dhe komentet po ktu ne Angli nuk e gjej dot.
    Shum flm per durimin dhe mirkuptimin.

  26. Per te pergatitur kremin duhet qumesht normal , heavy cream dhe condeset milk si keto pasi une jetoj ne angli dhe duata pergatis ket embelsir neser flm per durimin dhe mirekuptimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mollë të kuqe

E kush nuk i mban mend mollët e kuqe, na kanë shoqëruar përgjatë fëmijërisë sonë. Përgatitja e mollëve të kuqe është një ide e shkëlqyer për ti tërhequr fëmijët në gatime të ndryshme dhe për ti shtyrë për të ngrënë fruta.

Video Receta – Shëndetlie Shqiptare

Tashmë e keni akoma më të lehtë për të përgatitur recetën e shëndetlisë. Në këtë video recetë, do të ndiqni hapat si të përgatisni me sukses ëmbëlsirën shumë të njohur shqiptare. Në vijim kemi shkruajtur të gjithë përbërësit që duhen për ëmbëlsirën e shëndetlisë.

Akullore me luleshtrydhe dhe kos

Një recetë verore fantastike, akullore me luleshtrydhe e kos përgatitur në shtëpi. Akullore shumë e butë dhe shija e freskët e luleshtrydheve të bëjnë për vetë. Duhet ta provoni këtë recetë për akullore te bere në shtëpi.