Akullore me luleshtrydhe dhe kos

Një recetë verore fantastike, akullore me luleshtrydhe e kos përgatitur në shtëpi. Akullore shumë e butë dhe shija e freskët e luleshtrydheve të bëjnë për vetë. Duhet ta provoni këtë recetë për akullore te bere në shtëpi.

Akullore me luleshtrydhe dhe kos

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Frigorifer4 hours
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: fruta
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 400 gr kos i bardhë
  • 250 gr luleshtrydhe
  • 3 lugë gjelle shurup glukozë
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

  • Pastrojmë luleshtrydhet dhe i hedhim në një mikser kuzhine. Luleshtrydhet e bluara i hedhim në një enë ku bashkojmë shurupin. I përziejmë dhe më pas shtojmë dhe kosin e mjaltin. I trazojmë mirë për 2-3 minuta. E gjithë masa duhet të rezultojë homogjene.
  • Nëse kemi një makineri për akullore e hedhim masën në të dhe e punojmë për disa orë.
  • Në rast të kundërt, enën e mbyllim me kapak dhe e vendosim në frigorifer për 4-5 orë.
  • Por gjatë kësaj kohe akullore me luleshtrydhe duhet ta trazojmë gati 3 herë. Ngrirja do të bëhet në mënyrë të njëtrajtshme. Pas kësaj kohe akullorja është gati për tu servirur.
  • Shërbejmë akulloren me luleshtrydhe e kos në kupa, dhe sipër shtojmë ndonjë gliko qershie.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

akullore me luleshtrydhe
0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Ëmbëlsirë Cheesecake me kos

Cheesecake me kos është një ëmbëlsirë që ka gjithmonë sukses kur ia shërbeni miqve tuaj. Kjo ëmbëlsirë e shijshme e gatuar me kos dhe pana mund të shërbehet në fund të vaktit duke i hedhur sipër pak reçel ose çokollatë të shkrirë.

Biskota me bajame – Cantuccini

Biskotat me bajame (ose siç i quajnë në Itali 'cantuccini') janë tipike të zonës së Prato në Toscana. Këto biskota janë shumë të shijshme dhe të veçanta, për vetë faktin se duhet të piqen dy herë në furrë. Zakonisht, siç e kërkon tradita këto biskota hahen duke i ngjyer në verë, Vin Santo!