Revani është një ëmbëlsirë e kuzhines shqiptare shumë e shijshme nëse gatuhet siç duhet. Ne sot kemi sjellë këtë recetë që përdoret shumë në zonën e Mallakastrës.
Revani
Sasia: 6 persona
Kalori: 339kcal
Video
Përbërësit
- 1 kg niseshte
- 3 L ujë
- 500 gr gjalpë
- 100 ml vaj ulliri
- 1,5 kg sheqer
- 500 gr bajame
- pak kos ose mjaltë për lyerje sipër
Përgatitja
- Për të përgatitur revani, si fillim pastrojmë bajamet nga cipa duke i lënë në ujë të nxehtë rreth 5 minuta. Në rast të kundërt duhet të kemi bajame të qëruara.
- Përziejmë gjysmën e masës së sheqerit dhe niseshtenë ashtu siç janë të thatë dhe pastaj i hedhim një litër ujë nga masa e ujit. Pjesën tjetër të ujit e vendosim në zjarr që të vlojë në një tenxhere të madhe me fund të trashë.
- Hedhim brenda në tenxhere gjalpin, sheqerin e mbetur dhe vajin. Pastaj pasi të ketë vluar uji, hedhim masën e niseshtesë ngadalë, pak nga pak me një dorë dhe me dorën tjetër e përziejmë me një lugë druri që të mos bëhet kokrriza.
- Hidhen edhe bajamet në të. Masa përzihet shumë herë dhe fort edhe pasi është mbaruar hedhja, deri sa të shkëputet niseshteja nga luga.
- Marrim një tepsi të madhe. Lyhet tepsia me gjalpë dhe derdhim në të shumë shpejtë masën e përgatitur e cila duhet të shkëputet vetë nga tenxherja duke e hapur me lugën e drurit. Sipër e lyejmë me pak kos ose me mjaltë.
- Futet në furrë të nxehtë dhe piqet në temperaturë maksimale për një orë. E nxjerrim nga furra dhe pasi ftohet e presim.
- Revani është gati, e servirim të ftohtë në copa.
Receta të tjera nga kuzhina shqiptare sheqerpare, kompekaj apo edhe bakllava shqiptare.
Ju bëftë mirë!


Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!
Pingback: Revani Recipe | AGRecipes.com