Tortë për ditëlindje për fëmijë (Hello Kitty)

109 Shares
109
0
0
Kjo është një tortë speciale për raste ditëlindjesh për fëmijët e jo vetëm. Në rastin tonë e kemi zbukuruar sipër tortën me figurën e Hello Kitty por çdo njeri është i lirë të bëjë zbukurimin që i pëlqen më shumë. Në këtë recetë kemi një bazë pandispanje ose më mirë një tortë 'sfungjer' ( sponge cake) që është e mbushur me një krem çokollate. është me të vërtetë një tortë që ia vlen mundimi i përgatitjes. Miqtë tuaj do të ngelen patjetër shumë të kënaqur nga kjo ëmbëlsirë.

Tortë për ditëlindje për fëmijë (Hello Kitty)

Përbërësit

  • Përbërësit për 15-20 persona

  • 400 gr gjalpe
  • 400 gr sheqer
  • 8 vezë
  • 400 gr miell
  • 1 pako maja pluhur për ëmbëlsira
  • 1 pako vanilje pluhur
  • Përbërësit për kremin

  • 600 gr krem çokollate me lajthi Nutella
  • 500 gr pana
  • 8 lugë miell
  • 6 lugë sheqer
  • 1 pako vanilje pluhur
  • 24 gr xhelatinë tutkall peshku
  • 800 ml qumësht
  • Përbërësit për zbukurimin

  • pak brumë sheqeri
  • disa zbukurime të ndryshme për torta
  • 50 ml kakao me qumështpër të lagur tortën

Përgatitja

  • Bashkoni gjalpin me sheqerin dhe filloni ti rrihni me rrahësin elektrik. Kur të jenë bashkuar mirë, shtoni një nga një vezët, duke vazhduar gjithmonë ti rrihni. Bashkoni më pas dhe miellin e bashkuar me majanë dhe vaniljen. Trazoni mirë të gjithë përbërësit.
  • Masën e përgatitur hidheni në një tavë drejtkëndëshe më masë 40 cm me 30 cm të cilën e keni lyer paraprakisht me gjalpë e miell.
  • Tavën vendoseni në furrë të nxehtë 180°C përreth 40 minuta.
  • Më pas lëreni të ftohet e pastaj hiqeni nga tava

Notes

Përgatitja e tortës

Përgatitja e kremit

Filloni duke venë tutkallin e peshkut në ujë të ftohtë. Në një tenxhere zieni qumështin.
Bashkoni miellin me sheqerin dhe vaniljen. Hidhini në një tenxhere e shtoni në të pak nga pak qumështin e nxehtë. Trazojeni me kujdes me një lugë druri derisa mos të gjithë përbërësit të jenë bashkuar mirë.
Vendosni tenxheren në zjarr e vazhdoni trazojeni gjithmonë derisa masa të trashet. Më pas fikeni zjarrin e shtoni në të tutkallin e peshkut të shtrydhur. Trazojeni mirë derisa të shkrihet komplet e të bashkohet me kremin. Lëreni kremin e përgatitur të ftohet.
Më pas bashkoni me të edhe nutelën. Rrihni panën me rrahësin elektrik derisa të arrini një shkumë të bardhë. Bashkoni me kremin edhe panën. Trazojeni me kujdes që të bashkohen mirë të gjithë përbërësit.

Përfundimi i tortës

Pasi torta është ftohur hiqeni nga tava dhe prijeni në mes horizontalisht. Lageni gjithë sipërfaqen me kakao. Lyeni më pas tortën me kremin e përgatitur. Vendosni pjesën sipër dhe lyeni gjithë tortën sipër dhe anash me krem. Në këtë pikë tortë është gati. Mund ta shërbeni edhe në këtë mënyrë. Në rastin tonë e kemi zbukuruar me brumë sheqeri të ngjyrosur ( së shpejti do të publikojmë një video mbi përgatitjen e këtij lloj brumi që përdoret për zbukurimin e tortave).
Vendosni tortën në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbeni.

Ju bëftë mirë

109 Shares
43 comments
        1. Mesa e di une si kuzhiniere nuk ka te tjera por ju mund te shikoni dhe ndoshta mund te gjeni ndonje… Natyrisht nese ju pelqejne mund te vini dhe ti porosisni sipas deshires suaj per ndonje rast te veçante per ju, per familjen tuaj, per femijet, rast ditelindjeje etj….
          Faleminderit per mirekuptim !

  1. mirdita.torta shum e mir junlutem tegoni se sa vez duhet keni shkruajtur se duhet 8 ve por thoni se e thyejm 1 vez,sa me sakt duhet???flm…

  2. per cilen shije te xhelatines duhet,se nuk po e kuptoj aq mire.ju lutem me ktheni pergjigje.faleminderit

    1. Hona me te drejte na shkruan. kemi shume kerkesa dhe mundohemi ti plotesojme te gjitha. per brumin e sheqerit jemi duke bere nje video dhe kete jave besoj se do ta publikojme. Gjithe te mirat!

  3. kete torte deshiroj ta pergatis per ditelindjen e vajzes time,por une doja tju pyesja per brumin e sheqerit se nk di ta bej?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Luleshtrydhe me çokollatë

Luleshtrydhe me çokollata për një pasdite të shijshme. Të dy përbërësit shkojnë shumë me njëri tjetrin, prandaj ju sugjerojmë ta përgatitni.

Biskota me copëza çokollate

Biskotat janë gjithmonë një kënaqësi kur i shijon në mëngjes me një gotë qumësht. E të shijojnë më shumë kur në to gjenden edhe copëza çokollate që të shkrihen në gojë. Kjo është një recetë e thjeshtë që mund ta përgatisni edhe me fëmijët tuaj.

Ëmbëlsirë me biskota dhe banane

Një nga ëmbëlsirat më të kërkuar në faqen tonë në Facebook.com/ArtiGatimit. Me pak përbërës në pak kohë ju mund të përgatisni këtë ëmbëlsirë me biskota dhe banane.

Video Receta për Kadaif

Në vijim keni mundësi të ndiqni me video përgatitjen për Kadaif. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë pak më të veçantë, duke i bërë rolè copat. Kjo mënyrë përgatitje ka një paraqitje më interesante si dhe mbushja qëndron në brendësi dhe pas sherbetosjes.

Sheqerpare

Sheqerparet janë ëmbëlsira shumë të shijshme me origjine turke dhe të njohura edhe në vendin tonë. Para shumë kohësh në Turqi i shijova këto ëmbëlsira dhe të them të drejtën shija e tyre më ka mbetur edhe sot.

Video Receta Petulla me Banane

Një variant shumë i shpejt i recetës petulla me banane. Kjo është dhe një mundësi e mirë nëse ju kanë ngelur banane në shtëpi dhe fare mire mund të përgatisni këto petulla të shijshme.