Ëmbëlsirë amerikanë me kungull – Classic pumpkin pie

Pumpkin pie është një ëmbëlsirë tipike amerikane që përgatitet në periudhën e vjeshtës në afrim të festës së Halloween.

Pumpkin pie ka një shtresë të pjekur në fund dhe mbushjen kremoze me kungull të aromatizuar me kanellë dhe xhinxher.

Classic pumpkin pie

Prep Time20 minutes
Cook Time45 minutes
Resting30 minutes
Total Time1 hour 35 minutes
Course: Dessert
Cuisine: American
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 260kcal

Përbërësit

Për bazën

  • 200 gr miell
  • 50 gr kakao sipas dëshirës
  • 140 gr gjalpë
  • 30 gr sheqer
  • 75 ml ujë
  • pak kripë

Për mbushjen

  • 425 g pure kungulli
  • 3 kokrra vezë
  • 250 gr sheqer i trashë
  • 15 gr niseshte
  • 240 ml pana e frskët
  • 60 ml qumësht
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1 maj lugë çaji xhinxher
  • 2-3 karafila
  • pak kripë

Përgatitja

Për bazën e ëmbëlsirës

  • Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë amerikane pumpkin pie, në një enë përziejmë miellin së bashku me pak kripë. Hedhim dhe pak kakao për ti dhenë më kontrast bazës, por nëse dëshironi mund edhe mos ta përdorni. Presim gjalpin në copa të vogla dhe i kalojmë në miell derisa të shkrifet. Shtojmë sheqerin dhe i përziejmë me një lugë druri. Hedhim ujin e ftohtë dhe e përziejmë të gjithë masën. Përfundojmë së ngjeshuri brumin me dorë dhe me pas e mbledhim me qeskë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
  • Në një tavë me diametër 24cm vendosim një letër kuzhine ose e lyejmë me pak gjalpë. Hapim brumin në trashësi rreth gjysmë centimetri dhe e vendosim sipër tavës duke hequr me thikë pjesët që dalin. E shpojmë brumin në mënyrë uniforme me një pirua. Sipër vendosim letër kuzhine dhe e mbushim me fasule për të mbajtur formën. Bazën e pjekim në furrë të para ngrohur në temperaturën 180°C për 10 minuta.

Mbushja me kungull

  • Në një enë përziejmë së bashku kungullin, vezët dhe sheqerin kaf. Shtojmë më pas niseshtenë, kripën, aromat, pana e freskët dhe qumështin. I rrahim derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.
  • Hedhim masën e krijuar në tavën e bazës. Pjekim pumpkin pie për 30 minuta të tjera në temperaturën 180 °C. Pasi është pjekur e lëmë të ftohet për 1 orë.
  • Pumpkin pie është gati. E shërbejmë në feta me çokollatë të shkrirë sipër ose me pana të freskët të rrahur.

Receta amerikane për petulla me boronica, receta për pancakes, pancakes me banane.

Ju bëftë mirë!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Plumcake me çokollatë

Plumcake me çokollatë dhe kos është një recetë e thjeshtë për tu përgatitur duke bërë pak kujdes në pjekje. Aroma dhe shija e kësaj ëmbëlsire është e pa rezistueshme dhe mund të konsumohet në çdo kohë.

Kek me mollë

Një tjetër ëmbëlsirë kek me mollë nga faqja e Artigatimit.com pasi në faqe mund të gjeni disa versione të tortë me mollë. Kek pasi në disa zona akoma përdoret si term dhe kujton ëmbëlsirat që përgatiteshin në tavat e dikurshme elektrike.

Panna cotta

Panna cotta (pana kota) është një ëmbëlsirë me origjinë italiane (zona e Piemontes), që njihet kudo, jo vetëm në Itali, për thjeshtësinë e përgatitjes dhe shijen e saj të veçantë.

Akullore me pana

Akullore me pana e përgatitur në shtëpi ka shumë avantazhe pozitive. Produktet mund ti zgjedhim cilësorë dhe mund të përgatitet pa shtuar konservantë ose ngjyrues ushqimorë.