Petulla Amerikane Pancakes me boronica

Një version tjetër i petullave amerikane, kësaj radhe pancakes me boronica. Këto ëmbëlsira janë të përdorura për një mëngjes të shijshëm dhe të thjeshtë. Pancakes me boronica shtuar sipër shurup panje dhe boronica janë akoma edhe më të shijshme.

Petulla Amerikane Pancakes me boronica

Prep Time15 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time30 minutes
Course: Breakfast
Cuisine: American
Keyword: petulla
Sasia: 6 persona
Kalori: 210kcal

Video

Përbërësit

  • 350 gr miell
  • 40 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 300 gr boronica
  • 200 ml qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • 5 gr pluhur për fryrje
  • pak kripë
  • shurup panje

Përgatitja

  • Ne fillim duhet të përziejmë të gjithë përbërësit e thatë së bashku. Në një enë fillimisht bashkojmë të gjithë përbërësit e thatë. Hedhim në të miellin, sheqerin dhe pluhurin për fryrje. I trazojmë dhe me pas shtojmë kripen. Përbërësit e thatë janë gati.
  • Në një enë tjetër rrahim vezët me ndihmën e një piruni . Shtojmë qumështin në temperaturë ambienti. Me pas shtojmë gjalpin e shkrirë. Tek përbërësit e thatë hedhim masën e përgatitur dhe i trazojmë derisa të formohet një masë homogjene.
  • Në fund hedhim një pjesë të boronicave dhe e trazojmë më kujdes.
  • Nëse brumi për petullat amerikane është pak i qullet shtojmë pak miell, ne rast të kundërt shtojmë qumësht.
  • Masën e pjekim ne tiganin për krepa që e kemi nxehur më parë. Me ndihmën e një luge hedhim brumin në tigan dhe e lemë të piqet në zjarr të ulet.
  • Pankcakes me boronica mund ti pjekim edhe në tigan normal duke e lyer pak sipërfaqen me gjalpë. I lemë rreth 2 minuta dhe i kthejmë të piqen edhe nga ana tjetër.
  • Pancakes me boronica janë gati. Sipër hedhim pak shurup panje ose sipas dëshirës mjaltë.

Receta për baze pancakes, pancakes me banane.

Ju bëftë mirë!

Bashkohuni edhe ju me artin e gatimit ne Facebook, do të gjeni një komunitet argëtues dhe shume këshilla mbi kuzhinën.

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gliko Shalqiri

Shalqiri është fruti që na shoqëron përgjatë stinës së verës. Përmban shumë vitamina e minerale dhe mund të themi që nuk mund të kalojmë verën pa shijuar këtë frutë. Zakonisht lëkurat e shalqirit i hedhim, por me to fare mirë mund të gatuajmë një ëmbëlsirë të shijshme siç është glikoja.

Receta për Cheesecake

Cheesecake ose tortë djathi është një ëmbëlsirë me origjinë amerikane por tashmë e njohur në gjithë botën. Ka shumë variante për të bërë cheesecake si psh. me çokollatë, me fruta të ndryshme por ne sot kemi sjellë këtë recetë klasike.

Ëmbëlsirë Krokante me susam

Krokantja me susam e përgatitur në shtëpi është shumë herë më e mirë dhe e shijshme se ato që gjejmë në tavolinat e pazarit a supermarketit. Me një përgatitje shumë e thjeshtë, do të kemi një ëmbëlsirë të mirë.

Kek i thjeshtë

Këtë recetë për kek e ka dërguar një admiruese faqes ArtiGatimit dhe që e falënderojmë pa masë. Nisur nga titulli, kek i thjeshte, mund të përgatitet në një kohë të shkurtër dhe rezultati është mahnitës. Ja se çfarë na duhen.