Totë me bukë – Receta Gatimi

Totë e ëmbël me bukë

Ju ka ngelur shumë bukë dhe nuk dini se ç'të bëni me të? Ne po ju japim recetë të ëmbël me bukën e mbetur. Kjo është një tortë që mund të bëhet me gjithçka na ndodhet në shtëpi. është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e mirë. Kjo tortë përgatitet me bukën e regjur në qumësht, e përzier me vezë e fruta të ndryshme. Një mënyrë e thjeshtë për të mos hedhur bukën e mbetur.

Totë e ëmbël me bukë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 500 gr bukë
  • 2 gota qumësht
  • 120 gr sheqer
  • 2 mollë
  • 1 banane
  • pak arra ose bajame
  • 2 vezë

Përgatitja

  • Marrim bukën dhe e bëjmë copa të vogla me dorë, e hedhim në një enë të madhe. Sipër i hedhim qumështin e vakët. E lemë pak sa të regjet buka. Pastaj me një lugë e shtypim.
  • Hedhim vezët e rrahura me sheqerin, i trazojmë mirë, më pas shtojmë mollët e prera në copa dhe arrat. Marrim një tavë të rrumbullakët, i shtrojmë poshtë letër furri dhe hedhim masën e përgatitur.
  • Pasi e kemi sheshuar mirë me lugë, i shtrojmë sipër bananen e prerë në copa, e spërkasim sipër me pak sheqer. Tavën e vemë të piqet në furrë të nxehtë paraprakisht 200°C për 40-45 minuta.
  • Këtë tortë mund ta shërbejmë si të ngrohtë edhe të ftohtë. Ditën tjetër do të jetë akoma më e mirë.

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Bakllava Shqiptare

Bakllavaja është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendet ballaknike dhe jo vetëm. Kjo ëmbëlsirë është e bërë me petë të mbushura me arra, (bajame, lajthi,pistak në disa vende), dhe e regjur me sherbet ose mjaltë në disa vende të tjera. Thuhet që origjina e bakllavasë vjen nga Turqia. Në ditët e sotme kjo ëmbëlsirë është e njohur nga të gjithë.

Krapfen me nutella

Krapfen janë me origjine gjermano-austriake. Është një ëmbëlsirë në formë të rrumbullakët që skuqet e mbushet më pas me marmalate ose krem ose thjesht shërbehen me sheqer pluhur sipër. Ne kemi sjellë krapfen me nutella, një version të kësaj ëmbëlsirë të pjekur në furrë.

Video Receta e Pandispanjës

Pandispanja është një ëmbëlsirë që pëlqehet nga të gjithë, si të rritur dhe fëmijë. Këtë ëmbëlsirë mund ta mbushim me kremëra të ndryshëm në mes, mund ta zbukurojmë sipas dëshirës ose thjesht mund ta shijojmë kështu sic është.