Revani me limon

Revani me limon është një nga ato ëmbëlsirat me një shije delikate dhe aromë të freskët limoni që do t’ju magjepsë në copën e parë. Një ëmbëlsirë për tu provuar pasi është shumë ndryshe nga të tjerat, të lë një gojë një shije butësie.

Revani me limon

Prep Time10 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 170kcal

Përbërësit

  • 130 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 70 gr kos i bardhe
  • 70 gr niseshte
  • 120 ml vaj ulliri
  • 1 kokërr limoni
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira
  • pak sheqer pluhur
  • pak gjalpë

Përgatitja

  • Në një enë qelqi hedhim vezët së bashku me sheqerin dhe i trazojmë me rrahësin elektrik, derisa të kemi një lloj shkume dhe masa të fryhet.
  • Limonit i marrim lëkurën (vetëm pjesën e verdhë) dhe i shtrydhim lëngun.
  • Tek vezët e rrahura shtojmë vajin, lëngun e limonit, kosin dhe lëkurat e limonit qe hoqëm në fillim. I trazojmë edhe për pak çaste të gjithë përbërësit.
  • Miellin, niseshtenë dhe pluhurin për ëmbëlsira i sitim dhe i bashkojmë të tre përbërësit së bashku. Përbërësit e thatë i hedhim në masën e lëngshme dhe i përziejmë me anë të një shpatulle.
  • Masën për revani me limon e hedhim në tavën e pjekjes (tavë me diametër 24 cm) të lyer me pak gjalpë dhe spërkatur me miell.
  • Tavën e futim në furrë të para-ngrohur në 180 °C për 30 minuta. Pas pjekjes tavën e lemë edhe 15 minuta në furrë të fikur. Revani me limon është gati. Presim sa të ftohet dhe sipër shtojmë sheqer pluhur. E presim në copa dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë!

Ju rekomandojmë edhe këto receta për ëmbëlsira:
Revani Tradicionale
Kek Revani

Mos harroni ta shpërndani këtë recete me miqtë tuaj!

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me kakao

Torta me kakao është një ëmbëlsirë e thjeshtë për tu përgatitur dhe shumë e mirë që bën të lumtur të gjithë e sidomos fëmijët. Ne, këtë tortë e kemi zbukuruar me figurën e maces Kitty, shumë e dashur për fëmijët, por secili mund ta zbukurojë sipas dëshirës, ose thjesht mund ta lemë edhe pa zbukurim. Në përgatitjen e tortës mund të bëjmë edhe fëmijët pjesëmarrës që të na ndihmojnë.

Torte me smarties e kitkat

Torta e zbukuruar me smarties është një tortë plot ngjyra , me një efekt fantastik. Në të vërtetë është një tortë e thjeshtë për tu përgatitur. Bazën e tortës mund ta përgatisim një ditë më parë dhe ta zbukurojmë në momentin që e servirim.

Kek me kungull të verdhë

Receta për ëmbëlsirë kek me kungull është shpejtë për tu përgatitur dhe shumë e shijshme! Për këtë kek kemi përdorur kungull të verdhë, pasi karakteristikë e tij është se mund të bëhet brumë dhe i jep shumë butësi ëmbëlsirës.