Soufle Portokalli – Orange Souffles

Soufle portokalli shërbehet në një mënyrë krejt të veçantë dhe aroma është e mahniste. Ëmbëlsirë e mbështjelle nën lëkuren e portokallit, butësi dhe një prezantim fantastik.

Soufle Portokalli – Orange Souffles

Prep Time15 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time35 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 270kcal

Përbërësit

  • 4 kokrra portokall
  • 50 gr miell misri
  • 50 gr sheqer
  • 3 kokrra vezë
  • 1 lugë gjelle marmelata portokalli
  • gjalpë
  • sheqer pluhur
  • vanilje sipas dëshirës

Përgatitja

  • Marrim kokrrat e portokallit, i lajmë dhe heqim në forme rrethore pjesën sipër. Gërryejmë portokallin nga brenda me kujdes, duke hequr tulin dhe lëmë vetëm lëkurën për ta përdorur si enë për mbushje. Më pas i kthejmë me kokëposhtë mbi një pecetë që të kullojnë lëngun. Ruajmë tulin dhe lëngun në një enë.
  • Në një enë përziejmë së bashku sheqerin, miellin e misrit dhe pak marmelata portokalli, recetën e gjeni në faqen tonë. Më pas shtojmë lëngun e portokallit dhe pak gjalpë. Masën e vendosim në zjarr të ulët, duke i përzier vazhdimisht, derisa të trashet masa, por pa u formuar kokrra. E heqim mbushjen nga zjarri.
  • Ndajmë të verdhat e veseve nga të bardhat. Të bardhat e vezëve i rrahim në një enë derisa masa të jetë e qëndrueshme dhe i vendosim në frigorifer. Tek të verdhat shtojmë pak nga tuli i portokallit dhe i përziejmë.
  • Hedhim të verdhat e vezëve tek masa që përgatitem. I përziejmë mirë dhe me pas shtojmë edhe të bardhat e vezëve. I trazojmë më kujdes me ndihmën e një shpatulle.
  • Masa për mbushjen e soufle portokalli është gati. Ngrohim furrën paraprakisht ne 200 ° C. Marrim një tavë dhe vendosim letër pjekje.
  • Vendosim lëkurat e plota të portokallit mbi fletën e pjekjes dhe me ndihmën e një luge, hedhim masën e krijuar brenda në portokall. I mbushim rreth 2/3 e portokallit (jo plot) dhe me pas vendosim sipër pjesën qe hoqëm në fillim si kapak.
  • Soufle portokalli e përgatitura i vendosim në furrë dhe i pjekim për 15/20 minuta.
  • Pasi të jenë bërë, vendosim soufle portakalli në pjatat që do i shërbejmë. I spërkasim me sheqer pluhur përsipër.

Ju bëftë mirë!

12 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Vanilla Cupcake

Vanilla cupcake apo cupcakes me vanilje janë perfekte për festa, festime apo thjesht për ti provuar. Këto ëmbëlsira përgatiten fare thjeshte dhe sipër mund ti vendosim krem me shije dhe ngjyra të ndryshme.

Ëmbëlsira për karnavale – Chiacchiere

Kjo recetë ëmbëlsira për karnevale është një nder ëmbëlsirat më të njohurat në Itali në periudhën e festës. Bëhet fjalë për një recetë shumë të thjeshtë ku përbërësit kryesor janë mielli dhe veza. Pas skuqjes mjafton pak sheqer pluhur dhe shërbe

Krapfen me nutella

Krapfen janë me origjine gjermano-austriake. Është një ëmbëlsirë në formë të rrumbullakët që skuqet e mbushet më pas me marmalate ose krem ose thjesht shërbehen me sheqer pluhur sipër. Ne kemi sjellë krapfen me nutella, një version të kësaj ëmbëlsirë të pjekur në furrë.

Reçel me Kajsi

Janë të shumta recetat për reçel në faqen e Arti Gatimit. Reçel me kajsi i shtohet kësaj liste. Për mëngjes kjo ëmbëlsirë do ju kapi ngarkesën e duhur për një ditë plot energji. Reçelin me kajsi mund ta përdorni edhe për përgatitjen e ëmbëlsira të ndryshe apo krostatave.