Ëmbëlsirë rolè për Krishtlindje

Kjo ëmbëlsirë në formë roleje e quajtur ‘trung i Krishtlindjeve’ është shumë e shijshme dhe është tipike e traditës franceze për rastin e kësaj feste. Kjo rolè merr formën e trungut të drurit, i cili është simbol i Krishtlindjeve për shumë vende të Europës.

Ëmbëlsirë rolè për Krishtlindje

Prep Time30 minutes
Cook Time10 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 260kcal

Përbërësit

Përbërësit për pjesën e biskotës

  • 170 gr sheqer
  • 170 gr miell
  • 60 gr gjalpë
  • 8 kokrra vezë
  • kripë
  • 1/2 lugë kafeje maja për ëmbëlsira
  • 1 pako vanilje pluhur

Përbërësit për kremin çokollatë (krem ganash)

  • 300 gr çokollatë të zezë
  • 300 gr pana
  • 40 gr gjalpë

Përbërësit për kremin pastiçier

  • 500 ml qumësht
  • 170 gr sheqer
  • 70 gr miell
  • 50 gr kakao pluhur
  • 6 të verdha veze

Përgatitja

  • Si fillim ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat. I hedhim të verdhat në një enë qelqi së bashku me 90 gr sheqer dhe vaniljen e fillojmë ti rrahim përreth 10 minuta, derisa të arrijmë një masë të fryrë e homogjene.
  • Në një enë tjetër rrahim të bardhat e vezëve me pjesën tjetër të sheqerit derisa të arrijmë një masë të bardhë në formë shkume.
  • I bashkojmë me kujdes të dyja masat. Pas kësaj shtojmë me ngadalë miellin e situr së bashku me majanë dhe i trazojmë shumë ngadalë. Shtojmë gjithashtu pak kripë dhe gjalpin. Trazojmë me shumë kujdes përbërësit derisa të arrijmë një masë homogjene.
  • Marrim një tavë me masa 40 x 35 cm dhe shtojmë në të letër furre. Hedhim sipër brumin e përgatitur, duke e niveluar me një lugë druri.
  • Fusim tavën në furrë të nxehtë 220°C përreth 7-8 minuta derisa sipërfaqja të ketë marrë një ngjyrë floriri. Nxjerrim tavën nga furri dhe e heqim me njeherë nga tava biskotën së bashku me letrën e furrit.
  • I hedhim sipër pak sheqer në mënyrë që të mos ngjitet kur ta bëjmë rolè. E mbulojmë sipër komplet me qese kuzhine, në mënyrë që të ngelet e butë. E lemë të ftohet komplet biskota.

Përgatitja e kremit pastiçier

  • Përgatisim kremin pasticier ( Kliko këtu: ) duke shtuar kakaon pluhur të situr. E lemë të ftohet komplet.

Përgatitja e rolesë

  • Marrim biskotën e ftohur tashmë dhe e lyejmë sipër komplet me kremin pastiçier me kakao. Duhet të lemë disa cm anash pa lyer me krem.
  • E mbledhim me kujdes biskotën në formë roleje dhe e mbledhim me letër furri. E vendosim rolenë e përgatitur në frigorifer përreth 1 orë.

Përgatitja e kremit çokollatë ( kremi ganash)

  • Në një tenxhere të vogël hedhim panën dhe gjalpin. E vendosim mbi zjarr dhe e lemë të nxehet ngadalë. Kur pana sapo të ketë filluar të ziejë shtojmë çokollatën në copa të vogla. E heqim nga zjarri dhe fillojmë ta trazojmë me kujdes derisa çokollata të jetë shkrirë komplet. E lemë të ftohet masën e përgatitur.
  • Më pas e rrahim me rrahësin elektrik derisa të arrijmë një krem të trashë e të njëtrajtshëm. Nëse krem nuk arrin të bëhet i trashë e vendosim enën në ngrirje për disa minuta dhe e rrahim përsëri me rrahësin elektrik. Ky lloj kremi ka karakteristikën që kur rri në ambjent të nxehtë shkrihet dhe në frigorifer bëhet i ngurtë.

Video Receta e kremit çokollatë

Përgatitja përfundimtare e Ëmbëlsire per Krishtlindje

  • Marrim rolenë nga frigoriferi, e cila është ftohur. Heqim letrën e furit dhe e vendosim mbi një pjatë. Presim dy anët e rolesë në formë transversale. Fillojmë e mbulojmë komplet rolenë me kremin çokollatë. Një pjesë të anës së prerë e vendosim sipër rolesë e pjesën tjetër anash, në këtë mënyrë japim idenë e një trungu të prerë.
  • E zbukurojmë trungun ëmbëlsirë sipas dëshirës, mund ti hedhim sipër pak sheqer pluhur që ti japim idenë e borës.
  • E shërbejmë ëmbëlsirën e përgatitur të shoqëruar me një gotë pije spumante.

Notes

role-menu-fundviti-krishtlindje-receta-gatimit-tradicionale

Ju bëftë mirë!

Gëzuar Krishtlindjet nga Arti Gatimit!

0 Shares
6 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Semifreddo me luleshtrydhe

Një fetë ëmbëlsire semifreddo me luleshtrydhe është ideale për të mbyllur një mbrëmje me një shije delikate dhe aromatike. Receta e kësaj ëmbëlsire është shumë e thjeshte, le të ndjekim hapat e përgatitjes.

Receta Panettone në Shqip

Panettone është një ëmbëlsirë që përgatitet për Krishtlindje, më zanafillën në qytetin e Milanos, pastaj përhapur në të gjithë Italinë. Panaton apo panatton ka një bazë cilindrike dhe sipër një kupole. Në brendësi mbushet me rrush të thatë dhe fruta kandit.