Tortë me Qershi

Si te gatuajme Tortë me Qershi. Receta e dërguar nga Egzona K.

Tortë me Qershi

Sasia: 0

Përbërësit

  • 2 vezë
  • 2 gota sheqer
  • 3 gota miell
  • 2 gota ujë me gaz
  • 1 gotë vaj
  • 1 pako maja birre
  • 400 gr qershi pa bërthama
  • 1 pako sheqer pluhur

Përgatitja

  • Së pari përziejmë me mikser vezët me sheqerin. Pastaj shtojmë miellin dhe majanë.
  • Vazhdojmë më pas me telin kuzhinës dhe duke përzier shtojmë ujin me gaz dhe vajin. Në tepsi shtojmë gjysmën e brumit dhe e hedhim mbi qershitë.
  • Shtojmë dhe gjysmën e mbetur, e prapë e mbulojmë me qershi dhe e pjekim ne temperaturën 200°C. Pasi të piqet mbi të hedhim sheqer pluhur.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Fituesit e Konkursit te Gatimit 2013

Falënderojmë të gjithë pjesëtarët që morën pjesë në Konkursin e Gatimit 2013. Falënderojmë edhe të gjithë fansat e faqes tonë për mbështetjen që na kanë dhënë se pa pëlqimin e tyre s'do të kishim as recetat fituese. Falë pëlqimit të fansa në Facebook është bërë e mundur edhe receta fituese.

Omlet me spinaq

Receta e dërguar nga Rina K. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kjo është një pjatë mëngjesi, e zgjodha për arsye se është shumë e lehtë për tu përgatitur e po ashtu edhe shumë e shëndetshme.