Si te gatuajmë një ëmbëlsirë me sherbet.Receta e dërguar nga Frenki A.
Ëmbëlsirë me sherbet
Përbërësit
- 5 kokrra vezë
- 150 gr sheqer
- 300 ml me kos të freskët
- 500 gr miell
- 1 filxhan kafe qumësht
- 1 lugë kafe me sode
- 2 filxhanë kafeje me arra të grira
Për sherbetin
- 500 ml ujë
- 300 gr sheqer
- pak vanilje
Përgatitja
- Rrahim vezët me sheqerin me rrahësen elektrike. Shtojmë kosin dhe vazhdojmë rrahjen me rrahësen elektrike. Shtojmë sodën e bukës pastaj shtojmë miellin e përzier me qumësht duke e përzier me luge gjelle (jo me rrahëse elektrike) shtojmë në fund arrat.
- Lyejmë tepsinë e aluminit me vaj dhe pjekim ëmbëlsirën në furrën e nxehur pak me përpara në 250°C. Ziejmë sherbetin ndërkohë.
- Sipas dëshirës sherbetin mund ta bëjmë të trashë me shumë sheqer ose të hollë me pak sheqer. Sherbeti i ftohtë hidhet tek ëmbëlsira e nxehtë pasi ka kulluar në furrë.