Karkaleca deti në furrë

3 Shares
3
0
0
Si të gatuajmë Karkaleca deti në furrë. Receta e dërguar nga Enerieta R.

Karkaleca deti në furrë

Përbërësit

  • 500 gr karkaleca deti
  • 150 gr djathë të bardhë
  • 450 gr domate të grira
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • 1/2 gotë me verë të bardhë
  • 1 qepë të grirë në rende
  • 3 lugë gjelle majdanoz të grirë
  • 1 thelpi hudhre
  • 1/2 lugë të vogël piper i kuq
  • pak piper të zi
  • pak rigon

Përgatitja

  • U heqim karkalecave lëkurën dhe u lëmë vetëm bishtin, sepse bishti i jep shije gjellës. (Nëse doni mund t’ua hiqni edhe bishtin). I hedhim në një tenxhere të marrin një zierje të lehtë dhe i shpëlajmë me ujë bollshëm.
  • Në një tigan ku kemi hedhur pak vaj, skuqim lehtë qepën e grirë, hudhrën dhe e shuajmë duke hedhur verën. Shtojmë piperin e kuq, piperin e zi, dhe salcën e domateve, rigon, pak kripë dhe i lëmë të ziejnë deri sa të trashet salca.
  • Në një tavë ose pyrex hedhim karkalecat dhe midis karkalecave vendosim copat e djathit të prera në katrorë, gjithashtu edhe djathin kaçkavall. Shtojmë sipër salcën e përgatitur. Nëse duam sipër hedhim pak djathë kaçkavall të grirë dhe e mbulojmë me letër alumini. E fusim në furrë të nxehur për 25 minuta në 180 gradë.

Notes

konkursi-gatimit-artigatimit-contest-recipe-receta-gatimi-c

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like