Tortë Kapricio.Receta e dërguar nga Gjorgjeta.
Tortë Kapricio
Përbërësit
- 5 kokrra vezë
- 200 gr miell
- 200 gr sheqer
- 200 ml vaj
- 200 ml qumësht
- 1 pluhur baking powder
- 1 pako vanilje
Për mbushjen
- 100 gr arra grira
- 100 gr sheqer
- 5 luge gjellë prevede kajsie
Përgatitja
- Thyejmë vezët duke i ndarë me kujdes të bardhën nga e verdha. Në të verdhat hedhim sheqerin dhe i rrahim mirë. Pastaj shtojmë vajin dhe qumështin.
- I rrahim përsëri dhe në fund shtojmë miellin me baking powder. Ndërkohë një tavë me përmasa 20 -25 e lyejmë me gjalpë dhe hedhim masën e krijuar. Furën e nxehte, fusim tavën dhe e pjekim për 20 minuta në 180°C.
- Ndërkohë rrahim të bardhat me 100 gr sheqer sa bëhet marengë dhe hedhim arrat. Nxjerrim tepsinë nga furra dhe e lyejmë me prevedenë e kajsisë pastaj hedhim dhe marengën dhe e hapim mirë. E kthejmë në furrë dhe për 10 min në 180°C. E shërbejmë pasi ftohet.