Receta Fergesë specka e dërguar nga Denisa R. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Lexo pergatitjen per Fergesë me specka.
Fergesë specka
Përbërësit
- 10-12 speca të përziera të kuqe, jeshile dhe të verdha
- 4-5 domate mesatare
- 5-6 qepë të njoma
- 300 gr gjizë ose djathë të bardhë
- 4-5 thelpinj hudhre
- 2 kokrra vezë
- pak kripë
- pak vaj
- pak piper
- pak rigon
Përgatitja
- Pasi i kemi larë specat dhe i kemi prerë në copa të vogla i skuqim bashkë me qepët e njoma dhe me hudhrën që i kemi grirë edhe këto në copa të vogla.
- U qërojmë lëkurën domateve dhe i grijmë në mikser ose në rende i hedhim bashkë tek specat të marrin një zierje të lehtë dhe më pas shtojmë djathin ose gjizën, piper të zi ose nëse duam piper djegës të grirë dhe vezët e rrahura lehtë.
- Shtojmë dhe pak rigon. Fikim sobën dhe i lëmë të marrin një zierje të lehtë me nxehtësinë që ka mbetur.