Kek i mbushur me buding dhe fruta

Receta per Kek i mbushur me buding dhe fruta.Receta eshte dërguar nga Geni J.

Kek i mbushur me buding dhe fruta

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 200 gr niseshte
  • 500 gr qumësht
  • 200 gr sheqer
  • 4 vezë
  • 2 të verdha veze
  • 1 pako gjalpë
  • 1 pako buding
  • një majë luge vanilje
  • pak krip
  • 1 kiwi
  • disa luleshtrydhe
  • 500 gr lajthi

Përgatitja

  • Marrim një enë të thellë ku shtojmë miellin niseshtenë, sheqerin, vaniljen, 4 vezët e plota dhe 2 të verdhat e vezës, gjalpin e shkrirë dhe kripën.
  • I përziejmë të gjitha këto përbërës mirë derisa të bëhet një masë homogjene pak sa e trash.
  • Me pas marrim format dhe i mbushim dhe i fusim në furrë në 180°C. Më pas përgatisim budingun me lajthi. Marrim një enë ku shtojmë qumështin, budingun, sheqerin dhe i përziejmë derisa masa të trashet dhe më pas i hedhim lajthit e grira i përziejmë dhe i lemë me një anë.
  • Pasi të kenë mbaruar pjekjen kekët i heqim dhe i mbushim me budingun me lajthi. Si zbukurim i vejmë dhe copëza kiwi dhe luleshtrydhe sipër. Kjo ëmbëlsirë mund të shoqërohet më lëng frutash.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like