Tortë me kos

Si të përgatisim Tortë me kos. Receta e dërguar nga Adelina M.

Tortë me kos

Prep Time10 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 160 gr miell
  • 100 gr niseshte
  • 150 gr sheqer
  • 100 ml vaj luledielli
  • 250 gr kos i bardhë
  • 4 kokrra vezë
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • 1 pako vanilje
  • 1 kokërr limon lëkura
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në një enë rrihni vezët me sheqerin derisa të arrihet një masë si shkumë. Shtojmë vajin duke e vazhduar rrahjen.
  • Shtojmë kosin dhe përsëri vazhdojmë ta rrahim.
  • Në një enë tjetër bashkojmë miellin, niseshtenë, majanë dhe i hedhim tek masa e mëparshme. Vazhdojmë ti rrahim të gjitha së bashku. Shtojmë lëkurën e limonit, vaniljen dhe pak kripë.
  • Marrim tavën, e lyejmë me pak gjalpë dhe e spërkasim me miell. Hedhim masën në të dhe e fusim të piqet në furrë për 30-40 minuta në temperaturën 180°C.
  • Pasi të piqet lëreni të pushojë për disa minuta.
  • E presim në feta dhe kur ta shërbejmë dhe nëse dëshironi mund ti hidhni pak sheqer pluhur sipër.

Notes

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë verore me Oriz

Receta e dërguar nga Learsa E. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Veçantia e kësaj pjate është se çdo njeri mund ti hedh çfarëdo lloji përbërësish që mund ti ndodhet ose që ato mund të keni më të preferuar.