Jufka me qumësht pluhur

Receta Jufka me qumësht pluhur është dërguar nga Umu U. dhe është e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Jufka me pluhur qumështi mund të votohet edhe ne faqen e Facebook.com/ArtiGatimit

Jufka me qumësht pluhur

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time30 minutes
Course: First plate
Cuisine: Albanian
Keyword: makarona
Sasia: 4 persona
Kalori: 200kcal

Përbërësit

  • 3 filxhan kafe qumësht pluhur
  • 3 filxhan kafe niseshte
  • 3 kokrra vezë
  • 1 lugë kafe sode buke

Për sherbetin

  • 2 gota sheqer
  • 2 gota ujë
  • 1 pako vanilje

Përgatitja

  • Marrim pluhurin e qumështit, niseshtenë, sodën e bukës dhe i përziejmë mirë. I hedhim vezët. I trazojmë derisa të bëhet një brumë i njëtrajtshëm i hollë. Marrim një filxhan me ujë dhe një lugë gjelle.
  • Në tepsi me letër furi marrim me lugën e njomur një herë me ujë dhe marrim nga brumi i përgatitur. I renditim në tepsi. Më pas i fusim në furë të ngrohur më parë dhe i pjekim për 15 minuta në temperaturë 180°C.
  • Pasi janë pjekur i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen. Në një enë tjetër ziejmë sherbetin. Në sherbetin e nxehtë i hedhim një nga një derisa të njomen nga të dyja anët dhe i heqim duke i renditur në pjatancë. Kështu veprojmë me të gjitha.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

1 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Fituesit e Konkursit te Gatimit 2013

Falënderojmë të gjithë pjesëtarët që morën pjesë në Konkursin e Gatimit 2013. Falënderojmë edhe të gjithë fansat e faqes tonë për mbështetjen që na kanë dhënë se pa pëlqimin e tyre s'do të kishim as recetat fituese. Falë pëlqimit të fansa në Facebook është bërë e mundur edhe receta fituese.