Makarona me Kunguj e Domate

Makarona me Kunguj e Domate. Mjaftë e thjeshtë dhe e shpejtë për tu përgatitur. Receta e dërguar nga Silvana Sh.

Makarona me Kunguj e Domate

Përbërësit

  • Për 4 persona

  • 300 gr makarona fusilli
  • 8 kunguj të vegjël
  • 10 domate të vogla
  • 50 gr ullinj të zi
  • pak djathë i grirë
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Vëmë një enë me ujë në zjarr. Kur fillon vlimi hedhim kripë dhe makaronat të ziejnë. Për kohën e zierjes lexoni mbi konfeksion ose jo më shumë se 8-10 minuta.
  • Presim kungujt dhe i hedhim të zbuten në tigan me pak vaj ulliri dhe një filxhan ujë. Kur kanë filluar të zbuten hedhim domatet e prera dhe i lemë dhe ato avash avash të zbuten. I hedhim kripë pak hurdhe të bluar pak spec djegës dhe kur të jetë në fund i hedhim ullinjte e pak majdanoz.
  • E fikim dhe shtojmë makaronat e ziera. I shtojmë djathë të grirë kur e shërbejmë.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like