Si të gatuajmë peta me Buding. Receta e dërguar nga Shpresa Z.
Peta me Buding
Përbërësit
- 1 pako peta te gatshme
- 5 kokrra vezë
- 3 pako buding me vanilje
- 1 gotë kos
- 1 gotë vaj
- 1 lugë sode buke
Përbërësit për shurupin
- 2 gota me sheqer
- 2 gota ujë
Përgatitja
- Merren petat një e nga një dhe palosen në formë fizarmonike. Shtrohen në tepsi si forma e dredhaniku.
- Në një tasë hedhim budingun dhe një gotë kos. I trazojmë sa të bëhet një masë homogjene. Në një tasë tjetër hedhim vezët dhe një gotë vaj.
- I trazojmë me pirun sa të bëhet një masë homogjene. Pastaj i përziejmë të dyja masat dhe i hedhim sodën e bukës.
- Masën e përgatitur e hedhim mbi petët e shtruara dhe pastaj e pjekim në temperaturën 200°C. Në një tenxhere ziejmë sherbetin dhe e hedhim të vakët.