Bizele në furrë me sallam derri dhe kërpudha

Bizele në furrë me sallam derri, kërpudha dhe karota. Receta e dërguar nga Denisa R. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit.

Bizele në furrë me sallam derri dhe kërpudha

Përbërësit

  • 500 gr bizele kokërr
  • 500 gr sallam derri
  • 400 gr kërpudha konservë
  • 5 karota
  • 4 speca të kuqe
  • 200 gr misër
  • 400 gr domate e grire ose 1 kuti salcë
  • 1 kokërr qepë
  • 1 tufë të vogël kopër
  • 1 tufë të vogël majdanoz
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak vaj

Përgatitja

  • I hedhim bizelet bashkë me misrin në një tenxhere me ujë të ngrohtë të ziejnë për 10 minuta.U derdhim ujin. Marrim qepen dhe e grijmë, presim sallamin ne feta të rrumbullakëta në një trashësi mesatare. Presim edhe karotën në feta të rrumbullakëta.
  • Kërpudhat mund ti prisni në feta ose ti hidhni të plota siç janë. Presim edhe specat ne feta të rrumbullakëta. Presim koprën dhe majdanozin.
  • Në një tigan ose tenxhere me vaj skuqim fetat e sallamit. I heqim nga tigani dhe hedhim në tigan qepën dhe kërpudhat, shtojmë specat. I trazojmë që të marrin pak ngjyrë.
  • Në një tepsi ose tave hedhim bizelet dhe misrin. U shtojmë sallamin dhe pjesët e tjera. Shtojmë koprën dhe majdanozin, gjysmë goje vaj ulliri. Hedhim kripë dhe piper sipas dëshirës. Shtojmë domatet e grira ose salcën.
  • I trazojmë të gjitha bashkë dhe u hedhim dhe ujë deri sa të mbulohen. I fusim në furrë të nxehur në 250 gradë për 40 minuta. Nëse e kanë pirë ujin dhe bizelet janë të forta u shtojmë pak ujë akoma që të ziejnë më mirë.
  • Shoqërohet me djathë të bardhë.

Notes

food-contest-arti-gatimit-receta-konkurs-dhurata-perime-1

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like