Ëmbëlsirë me shumë pet

Si të përgatisim ëmbëlsirë me shumë pet. Receta e dërguar nga Eljesa E.

Ëmbëlsirë me shumë pet

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona

Përbërësit

Përbërësit për brumin:

  • 5 kokrra vezë
  • 350 gr sheqer
  • 200 ml vaj
  • 5 lugë ujë
  • 1 pako fryrës pluhur për pjekje
  • 500 gr miell ose më pak

Përbërësit për Krem:

  • 2 L qumësht
  • 200 gr çokollatë
  • 3 pudingë çokollatë
  • 1 pako kakao
  • 1 pako arrë kokos
  • 3 lugë miell
  • 250 gr sheqer
  • pak margarinë

Përgatitja

  • Të gjithë përbërësit e lartpërmendur i përziejmë duke i shtuar me radhë, vezët, sheqerin, pak vaj, ujë dhe pecivin e përzier me miellin. Pasi behet brumë i ndajmë në 10-12 topa që më pas i tëhollojmë me anë të një peci.
  • I bëjmë peta në forma të rrumbullakët dhe me madhësi të njëjtë.
  • I skuqim në vajë të nxehtë.
  • Qumështin e vëmë në zjarre dhe i shtojmë çokollatën duke e përzier vazhdimisht. Në një enë tjetër i shtojmë pudingët, kakaon, miellin dhe sheqerin duke i përzier shtojmë pak margarinë.
  • I përziejmë mirë dhe i kthejmë tek qumështi.
  • Duke u zier e përziejmë vazhdimisht. E lëmë derisa masa trashet dhe e heqim nga zjarri.
  • Me këtë masë i lyejmë petët me radhë dhe sipër e zbukurojmë me kokos.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Peshk i rremë

Receta e dërguar nga Ervina T. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kjo pjatë është një gatim tradicional italian i zonës së jugut të Italisë. Është një pjatë verore e cila me raste konsumohet edhe ne dimër.