Mini Topsa me marmelatë

Mini Topsa me marmelatë eshte recete e dërguar nga Klea B. Për mbushje mund të përdorni marmelata të ndryshme ose reçel.

Mini Topsa me marmelatë

Përbërësit

  • Përbërësit për brumin

  • 1 kg miell
  • 500 ml qumësht
  • 5 të verdha veze
  • 200 gr gjalpë
  • 200 gr sheqer
  • pak maja birre
  • Për skuqje

  • 400 ml vaj
  • Përbërësit për mbushje

  • 200 gr marmelatë pjeshke

Notes

[instructions title="Përgatitja e brumit"]
Në fillim marrim qumështin dhe e ngrohim pak. Në të hedhim majanë, dy lugë miell dhe dy lugë sheqer i trazojmë mirë dhe i lëmë në një ambient të ngrohtë që të vijë për 20 minuta.
Më pas këtë mas e marrim dhe i hedhim miellin e mbetur, sheqer gjithashtu gjalpin dhe vezët. E përziejmë mirë brumin derisa të jenë bashkuar bashkë të gjitha. Në qofte se brumi del i qullët, ka nevojë për dhe pak miell. E lëmë për një orë të vijë më pas e marrim dhe e vendosim në tavolinën e punës të cilën e kemi lyer me miell.
I hedhim sipër miell dhe e hapim me një rryl ose pec më një trashësi prej 2 centimetrash. Me ndihmën e një gote bëjmë forma të rrumbullakëta. Vëmë vaj të në zjarre. Kur të jetë i nxehtë i hedhim brumin të skuqet.
I lëmë të skuqen derisa të marrin një ngjyrë kafe. I skuqim nga të dyja anët dhe në fund i mbushim me marmelatë me ndihmën e një forme kuzhine e cila mundëson mbushjen e ëmbëlsirën pa i prishur formën. Në fund i hedhim sheqer pluhur për zbukurim.
[instructions]
embelsira-petulla-konkursi-gatimit-artigatimit-foto-cover-contest-free-gift-recipe-receta-gatimi-

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like