Makarona fjongo me krem qumështi dhe kërpudha

Si të gatuajmë makarona fjongo me krem qumështi dhe kërpudha. Receta e dërguar nga Eriselda R.

Makarona fjongo me krem qumështi dhe kërpudha

Përbërësit

  • 500 gr makarona fjongo
  • 300 gr bakon
  • 250 gr kërpudha konservë
  • 2 kuti krem qumështi
  • 200 gr djathë kaçkavall të grirë
  • 1 qepë të vogël
  • 3 lugë gjelle majdanoz
  • 2 luge gjelle kopër të grirë
  • pak piper
  • pak kripë

Përgatitja

  • Grimë qepën dhe e skuqim lehtë në një tigan me pak vaj, shtojmë kërpudhat dhe copat e bakon që të skuqen. U hedhim pak piper dhe i trazojmë.
  • U hedhim dhe 2 kutitë me krem qumështi të marri një zierje të lehtë. Dhe hedhim djathin kaçkavall dhe e përziejmë që të shkri dhe të bëhet një me salcën e krijuar dhe në fund shtojmë majdanozin dhe koprën. E heqim tiganin dhe e lëmë mënjanë. Hedhim në një tenxhere ujë dhe ziejmë makaronat fjongo.
  • Hedhim dhe një lugë gjelle kripë në ujin e makaronave që të marrin pak kripë. Pasi kanë zier u derdhim ujin dhe i shpëlajmë me pak ujë të ftohtë duke i lënë të kullojnë.
  • I hedhim në tenxhere dhe sipër makaronave shtojmë salcën e përgatitur me krem qumështi dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Masën e përgatitur e hedhim tek makaronat dhe i përziejmë bashkë.
  • E servirim duke hedhur sipër djathë të grirë dhe kopër ose majdanoz sipas dëshirës.

Notes

konkursi-gatimit-artigatimit-contest-recipe-receta-gatimi-i

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me krem

Receta e dërguar nga Flutur B. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Eshtë recetë e lehtë për tu përgatitur e shijshme si dhe përbërit e saj gjenden nëpër të gjitha kuzhinat tona. Tortë me krem.

Peshk i rremë

Receta e dërguar nga Ervina T. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kjo pjatë është një gatim tradicional italian i zonës së jugut të Italisë. Është një pjatë verore e cila me raste konsumohet edhe ne dimër.