Konkursi Gatimit
Shkruaj një koment

Supë kremoze me perime

konkursi-gatimit-artigatimit-contest-recipe-receta-gatimi-k

Receta e dërguar nga Manjola H. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Supë kremoze me perime.

Përbërësit për Supë kremoze me perime


  • 500 gr mish (sipas dëshirës viç, apo pule)

  • 2-3 lugë gjelle oriz

  • 1 karotë

  • 1 kungull mesatar

  • 1 patëllxhan

  • 1 spec të vogël

  • pak majdanoz

  • 1 limon

  • 2 feta djathi


Përgatitja

Kavardisim mishin me pak vaj ulliri dhe e vejmë te ziej me ujë. Pasi është zierë mishi, marrim zarzavatet dhe i presim në rrota të medhaja dhe gjysëm karrote e presim në kubik të vegjel fare. I fusim ti zjejmë bashkë me mishin. Në një tasë të vogël vendosim 2-3 lugë gjelle oriz dhe e mbulojme me ujë që të zbutet. Pasi janë zierë pak zarzavatet i fusim në mixer dhe i punojmë që të bëhën si krem. Kremin e hedhim sërisht në tenxhere, pastaj fusim orizin me atë pak ujë që ka në mixer dhe e bluajmë dhe këtë dhe e fusim në tenxhere. E lëmë disa minuta të zjej pak kremi orizit dhe në fund hedhim dy fetat e djathit të treten, majdanosin e grirë dhe lengun e limonit. I lëmë dy minuta dhe e heqim nga zjarri. Shërbehet e ngrohtë.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

Shkruani komentin tuaj - Komente