Konkursi Gatimit
Shkruaj një koment

Tortë me krem

konkursi-gatimit-artigatimit-foto-cover-contest-free-gift-recipe-receta-gatimi

Receta e dërguar nga Flutur B. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Eshtë recetë e lehtë për tu përgatitur e shijshme si dhe përbërit e saj gjenden nëpër të gjitha kuzhinat tona. Tortë me krem.

Përbërësit për Tortë me krem

    Për pandispanjën

  • 5 vezë

  • 5 lugë gjelle sheqer

  • 10 lugë gjelle miell

  • 1 pako peciv (maja)

  • 1 pako vanilje
  • Për kremin

  • 100 gr çokollatë

  • 100 gr rrush të thatë

  • 1/2 l qumësht

  • 3 lugë gjelle miell

  • 100 gr margarin

  • 200 gr keksa te bluar


Përgatitja

Në fillim rrihen të bardhat e vezës me sheqer deri sa të formohet masë e fortë. Pastaj i shtohen të verdhat me radhë duke i rrahur me mikser. I shtohet peciva, vanilja dhe pastaj mielli. E hedhim në një tepsi ku kemi vendosur leter kuzhine dhe e pjekim në temperaturë 200°C dhe pas 15 minuta zvogëlojmë në 180°C për 15 të tjera ose kur të jemi të kënaqur me pjekjen. (Bëjmë provën me një kunj dhëmbësh)
Në një enë ziejmë hedhim 3 lugë miell, 100gr margarinë ose gjalpë dhe gjysmë litri qumësht. E vëmë në zjarr të ngadalshëm për disa minuta.

E lyejmë pandispanjën sipër dhe mbi të shtrijmë keksa të bluar. Më pas hedhim rrushin e thatë (stafidhe). Nëse dëshironi pandispanjën mund ta ndani në mes horizontalisht dhe të bëni një mbushje tjetër me krem. Sipër hedhim çokollatën e shkrirë në banjëmaria.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

Shkruani komentin tuaj - Komente