Cheesecake me Karamel

Embelsirë amerikane Cheesecake me Karamel. Receta e dërguar nga Adela K.

Cheesecake me Karamel

Përbërësit

  • Për Bazën

  • 300 gr biskota të thjeshta
  • 100 gr gjalpë light
  • Për Kremin

  • 2 kokrra vezë mesatare
  • 250 gr djathë pa kripë
  • 250 gr pana krem qumështi
  • 150 gr sheqer
  • 1 limon
  • pak vanilje
  • Për Karamelin

  • 100 gr gjalpë light
  • 300 gr sheqer
  • 300 ml qumësht
  • 150 ml qumësht i kondensuar condensed milk

Përgatitja

Përgatitja e Bazës

  • Grijmë biskotat në mikser derisa të kemi një pluhur me kokrriza të vogla. Shkrijmë 100 gr gjalpë dhe në një enë qelqi i bashkojmë me biskotat.
  • I trazojmë mirë së bashku. Marrim një tavë mundësisht të rrumbullakët dhe hedhim përbërjen.
  • E shtrojmë në mënyrë uniforme në fundin e saj. Me anë të ndonjë shtypëse e ngjeshim mirë. E vëmë në ngrirje dhe ndërkohë përgatisim kremin, por nuk duhet të kaloj më shumë se 15 minuta.

Përgatitja e Kremit

  • Rrahim vezët me sheqer derisa ky i fundit të tretet komplet. Për të shpejtuar punën mund të përdorim rrahës elektrik. Më pas shtojmë panën dhe e rrahim sa të përzihet mirë e gjithë përbërja. Shtojmë dhe djathin dhe e rrahim mirë. Grijmë koren e limonit brenda masës krijuar dhe gjithashtu shtrydhim dhe gjysmën e tij.
  • Nxjerrim bazën që kemi në ngrirje dhe sipër i hedhim kremin që përgatitëm.
  • E fusim në furrë për 30 minuta në temperaturën 180°C dhe më pas dhe 30 minuta të tjera më 150°C, ose derisa shpërfaqa të marri ngjyrë në portokalli.

Përgatitja e Karamelit

  • Ndërkohë që kemi vënë cheesecake në furë të piqet, përgatisim dhe karamelin që do hedhim sipër.
  • Në një enë hedhim gjalpin, qumështin dhe sheqerin dhe i vejmë në zjarr të ulët. I trazojmë vazhdimisht. Pasi të fillojnë flluskuat e para duhet të nisim kohën dhe ta lëmë akoma në zjarr për 15 minuta.
  • Më pas gjithmonë pa e hequr nga zjarri ulët dhe pa ndaluar së trazuari hedhim qumështin e kondesuar. E mbajmë në zjarr derisa të kemi një masë një ngjyrë karameli por jo të trashet shumë.

Përgatitja e Cheesecake

  • Pasi të kemi nxjerrë cheesecake nga furri dhe te jemi të kënaqur me pjekjen, nuk na ngelet gjë tjetër veçse të hedhim sipër karamelin e përgatitur më parë. Tortën Cheesecake e lëmë në frigorifer për rreth një orë përpara se ta shërbejmë.

Notes

cheesecake-caramel-konkursi-gatimit-artigatimit-foto-cover-contest-free-gift-recipe-receta-gatimi

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like