Specialitet Kosovar – Speca dollma

Kuzhina shqiptare, specialitet Kosovar - Speca dollma.Receta e dërguar nga Dardan G.

Specialitet Kosovar - Speca dollma

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek
Sasia: 6 persona

Përbërësit

  • 1 kg speca babure
  • 500 gr mish të grirë
  • pak piper të zi
  • 100 gr oriz
  • 3-4 kokrra domate
  • pak kripë

Përgatitja

  • Marrim mishin e bluar dhe e skuqim në një enë, ndërkohë derisa mishi i grirë të skuqet, marrim specat dhe i pastrojmë nga farat dhe bishti.
  • Pastaj kur mishi të jetë skuqur paksa shtojmë orizin, pak kripë dhe piper të zi. I përziejmë mirë.
  • Marrim një tepsi dhe specat e pastruara, një nga një i mbushim më mishin e pjekur të cilin e kemi hequr nga zjarri. Veprojmë kështu për të gjitha specat.
  • Marrim domatet dhe i grijmë me thikë. I fusim në tepsi së bashku me specat. Më pas e fusim të piqet në furë, në temperaturën 230°C për 30 minuta.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Omlet me spinaq

Receta e dërguar nga Rina K. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kjo është një pjatë mëngjesi, e zgjodha për arsye se është shumë e lehtë për tu përgatitur e po ashtu edhe shumë e shëndetshme.