Peshk i rremë

Peshk i rremë është receta e dërguar nga Ervina T. Kjo pjatë është një gatim tradicional italian i zonës së jugut të Italisë. Është një pjatë verore e cila me raste konsumohet edhe ne dimër. Nuk është pjatë kryesore por shërbehet shumë mirë si e dytë.

Peshk i rremë

Prep Time20 minutes
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 5 kuti peshk ton me vaj ulliri
  • 4 kokrra patate mesatare
  • 1/2 kavanoz majoneze
  • 2 lugë gjelle kaperi
  • pak majdanoz
  • 5 luge gjellë ullinj pa bërthamë
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak vaj ulliri

Përgatitja

  • Marrim në fillim patatet dhe i lajmë me ujë të bollshëm. Më pas i vëmë të ziejnë në ujë të valuar. I lemë të ziejnë derisa patatet të jenë gati për tu qëruar nga lëkura dhe i shtypim mirë në mënyre që të përfitojmë një masë pureje homogjene.
  • Për ta bërë më të butë masën e puresë e i hedhim 2-3 lugë nga uji që ziemë patatet. I hedhim 2-3 luge vaj ulliri, kripë dhe pak pipër sipas dëshirës. Më pas, hapim kutitë e tonit të peshkut, dhe i heqim vajin që kanë brenda.
  • Shtojmë peshkun ton masës së puresë që përgatitëm më parë duke i përzier së bashku. E më pas shtojmë majonezën dhe kaperin dhe i përziejmë së bashku përsëri. Në një pjatancë qelqi e rregullojmë me duar gjithë masën e përgatitur që ti japim formën e një peshku të madh.
  • Sipër i hedhim ullinjtë të cilët i kemi prerë në copa të vogla dhe majdanozin sipas dëshirës. E fusim peshkun e formuar tashmë në frigorifer për rreth 1 orë derisa të jetë më temperaturë të freskët. E nxjerrim në momentin që do ta shërbejmë.

Kjo pjatë quhet pesce finto (peshk i rremë), është shumë e thjeshtë të përgatitet dhe shijon shumë. Zakonisht shoqërohet me verë të bardhë. E rëndësishme të theksohet është që fëmijët e pëlqejnë veçanërisht shumë dhe unë e ka eksperimentuar shpesh me dy fëmijët e mi.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë verore me Oriz

Receta e dërguar nga Learsa E. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Veçantia e kësaj pjate është se çdo njeri mund ti hedh çfarëdo lloji përbërësish që mund ti ndodhet ose që ato mund të keni më të preferuar.