Konkursi Gatimit
Shkruaj një koment

Makarona pennes me bakon dhe kërpudha

food-contest-arti-gatimit-receta-konkurs-dhurata-makarona-recept1

Receta e dërguar nga Eglantina Dh. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Makarona pennes me bakon, kërpudha dhe krem qumështi.

Përbërësit për Makarona pennes me bakon dhe kërpudha


  • 500 gr makarona pennes

  • 250 gr kërpudha konservë

  • 250 gr bakon

  • 1 kuti krem qumështi

  • 1 filxhan kafeje uthull balsamike

  • 200 gr djath kaçkavall të grirë

  • 1 qepë të vogël

  • 1 tufë të vogël kopër

  • pak piper

  • pak kripë


Përgatitja

Presim kërpudhat dhe copat e bacon në copa të vogla. Grimë qepën dhe koprrën që t’i kemi gati.Në një tenxhere me ujë të nxehtë që valon hedhim makaronat që të ziejmë. U shtojmë një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle kripë. I ziejmë duke i trazuar për 10 – 15 minuta (sipas dëshirës). I kullojmë makaronat, por mbajmë nga lëngu i tyre një filxhan çaji. Njëkohësisht kemi vënë një tigan me pak vaj që të skuqim qepën, shtojmë kërpudhat, copat e bakon që të skuqen. U shtojmë pastaj pak më shumë se gjysmën e filxhanit nga uji i makaronave që ruajtëm dhe filxhanin e vogël me acceto balsamiko dhe piperin. Pasi fillon dhe trashet lëngu shtojmë kutinë me krem qumështi të marri një zierje të lehtë. Nëse duam mund të hedhim dhe 2 duar me djath të grirë. Masën e përgatitur e hedhim tek makaronat dhe i përziejmë bashkë. E servirim në një pjatë duke hedhur sipër djath të grirë dhe kopërr. (Nëse dikush e pëlqen koprrën mund të hedhi edhe pak gjatë përfundimit të zierjes së salcës së përgatitur).

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

Shkruani komentin tuaj - Komente