Specka të mbushura me kërpudha, bakon dhe djath

Specka të mbushura me kërpudha, bakon dhe djath kaçkavall në furrë. Receta e dërguar nga Anita Xh. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit.

Specka të mbushura me kërpudha, bakon dhe djath

Përbërësit

  • 12 specka mesatare për mbushje
  • 400 gr kërpudha konservë
  • 350 gr bakon mish derri i tymosur i prerë në feta të holla
  • 350 gr djath kaçkavall të grirë
  • 8 feta djath të verdhë për tost sipas dëshirës
  • 1 kokërr qepë
  • 4 specka të kuqe të gjata
  • 4 specka jeshile të gjata
  • pak vaj
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak ujë

Përgatitja

  • Pasi i kemi larë speckat dhe i kemi fshirë u presim kapakun sipër dhe nga kapaku pastrojmë farat.
  • Grijmë 4 speckat e kuqe dhe jeshile që i kemi për mbushje në copa të vogla, gjithashtu edhe bakon dhe kërpudhat i presim në copa të vogla.
  • Në një tigan ose tenxhere, hedhim pak vaj dhe skuqim qepën, speckat e grira, kërpudhat dhe bakon (copat e mishit të tymosur). U shtojmë pak kripë dhe piper.
  • Pasi i kemi skuqur fillojmë mbushjen.
  • I vendosim speckat e mbushjes në një tepsi ose pirex që e kemi lyer me vaj.
  • Në fillim hedhim hedhim në çdo speck pak djath të grirë, pastaj mbushjen e përgatitur dhe sipër përsëri pak djath të grirë. I mbulojmë nëse na pëlqen me fetat e djathit që përdorim për tost dhe u vendosim kapakun e speckave sipër.
  • U hedhim pak vaj nga sipër dhe gjysëm gote ujë dhe i pjekim në furrë të ngrohur në 220 gradë. I shohim gjatë pjekjes nëse e kanë pirë ujin dhe u shtojmë pak ujë akoma që të mos na digjet tepsia. Pasi speckat kanë marrë ngjyrë dhe janë zbutur nga pjekja fikim furrën.

Notes

food-contest-arti-gatimit-receta-konkurs-dhurata-speca-2

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me krem

Receta e dërguar nga Flutur B. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Eshtë recetë e lehtë për tu përgatitur e shijshme si dhe përbërit e saj gjenden nëpër të gjitha kuzhinat tona. Tortë me krem.