Fito një Tablet 7′ me Android duke dërguar një Recetë Gatimi

konkursi-tablet-grires-perparese

Përshëndetje të gjithë admiruesit e gatimit dhe jo vetëm. Ja ku jemi me surprizën e radhës dhe shumë dhurata për ju. Duke ju falënderuar për mbështetjen, komplimentet dhe vërejtjet ju prezantojmë me Konkursin Veror.

Konkursi i Gatimit – Receta juaj me e mire!


Vini re: Datat e skadencës për pranimin e recetave janë azhurnuar.

Në këtë konkurs duhet të paraqisni freskinë e verës në një pjatë të gatuar nga ju. Gatimi duhet të jetë i përshtatshëm për stinën e verës. Gjatë kësaj stine duhet të hamë lehtë, shëndetshëm por jo pa shije. Pjatat e gatuara duhet të jenë të freskëta e të shijshme. Ju urojmë të gjithëve suksese!

RREGULLORE E KONKURSIT

– Një pjesëmarrës mund të dërgoj deri në dy receta (nëse dërgon më shumë se dy, do të merren parasysh vetëm dy të fundit).
– Receta NUK duhet të jetë e publikuar në ndonjë faqe tjetër në Internet apo revistë a gazetë.
– Ju duhet të jeni autori i recetës dhe ta keni gatuar atë duke i shkrepur dy foto në këndvështrime të ndryshme.
– Pjesëtarët duhet të jenë mbi 16 vjeç dhe me banim në Evropë.
– Pjesëtarët duhet të respektojnë dhe pranojnë kushtet e përdorimit të faqes dhe privatësisë.
– Ju autorizoni Artigatimit.com të përdorë “materialin” tuaj në çdo lloj forme dhe qëllimi.

PJESËMARRJA

Secili nga aplikuesit duhet të dërgoj recetën me temën e konkursit në një nga mënyrat më poshtë:
NUK ESHTE AKTIVE

ÇMIMET

Vendi i Parë

Tablet Samsung Galaxy
Tablet 7′ me sistem Android, vetëm nëse arrihet një minimum prej 100 pjesëmarrësish.

Vendi i Dytë

grires-kitchen-tools

Set Grirës fruta dhe perime, vetëm nëse arrihet një minimum prej 250 pjesëmarrësish.

Vendi i Tretë

perparese-gatimi
1 Përparëse me simbolin e Artigatimit.com, vetëm nëse arrihet një minimum prej 500 pjesëmarrësish

*Vini re, çdo çmim ka një minimum pjesëmarrësish. Sa më shumë veta të marrin pjesë aq më shumë dhurata do të shpërndajmë. Kështu që shpërndajeni këtë konkurs tek të njohurit tuaj.

PRANIMI APLIKIMEVE

Më datë 20 Qershor 2013 fillojnë pranimet e aplikimeve dhe pranohen deri më datë 1 Gusht 2013 30 Gusht 2013. Me pase do të fillojnë të publikohen recetat.
-Nëse e keni dërguar aplikimin midis datave 20 Qershor – 30 Qershor, receta juaj do të publikohet më datë 1/2 Shtator.
-Nëse e keni dërguar aplikimin midis datave 1 Korrik – 15 Korrik , receta juaj do të publikohet më datë 3/4 Shtator.
-Nëse e keni dërguar aplikimin midis datave 16 Korrik – 31 Korrik, receta juaj do të publikohet më datë 5/6 Shtator.
Data e fundit për dërgimin e aplikimit është 31 Korrik 2013 30 Gusht 2013.

FITUESI

Fituesi do të jetë ai që merr më shumë “LIKE”, pëlqime në Facebook, në recetën e tij deri më 30 Shtator 2013 ora 23:59.
Recetat e dërguara do të jenë publike në faqen e konkursit dhe secili mund ti konsultoj në çdo moment gjatë gjithë garës. Ja pse është e rëndësishme ta dërgoni aplikimin sa më parë, pasi keni më shumë kohë që të tjerët të votojnë recetën tuaj.
Më datë 30 Shtator 2013 ora 00:00 do të kapet një pamje me numrin e pëlqimeve të secilit nga pjesëmarrësit. Në rast barazimi do të shtyhet me 1 orë.

KUFIZIME TE PËRGJEGJËSISH

Artigatimit.com nuk mban asnjë lloj përgjegjësie lidhur me çdo dëmtim të shëndetit apo “tjetër” të shkaktuar si rezultat i pjesëmarrjes në këtë Konkurs.

ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE

Artigatimit.com nuk ka asnjë detyrim kundrejt pjesëmarrëseve së konkursit.

TE NDRYSHME

ArtiGatimit.com rezervon të drejtën për të ndryshuar limitet kohore të lojës, apo çdo kusht tjetër të saj dhe merr përsipër të njoftojë të gjithë pjesëmarrësit në lidhje me ndryshimet në një kohë të përshtatshme.

FORCA MADHORE

Konkursi mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat Artigatimit.com nuk është përgjegjës, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen. Njoftimi për ndërprerjen e konkursit, do të publikohet në faqen e www.artigatimit.com.

0 Shares
21 comments
  1. Pershendetje
    po dergoje nje recete tradicionale te Myzeqese se vogel VLORE
    Bide (quhet e vogla e pates ne kete periudhe jane te mrekullueshme ) me pete quhet receta
    1 bide ne kete periudhe jane 2-3kg
    i kg miell per pete
    2 qepe
    domate ose salce
    ziejme biden duke e bere ne thela fillimisht bejme gati brumin dhe hapim pete i pjekim petet pak sa te thahen skuqim qepen i hedhim salce apo domate erza sipas deshires piper i kaverdisim me thelat e mishit. ne tepsi shtrojme gjysmat e peteve vendosim thelat e pates vendosim mbi te petet e mbetura hedhim persiper lengun qe ka dale nga zierja e pates derisa te mbulohen petet e pjekim ne furre mundesisht me dru derisa te dali ne ngjyre kafe te lehte. kush do ta provoje do te shijoje nje pjate te mrekullueshme nje shije te shije unike

    0

  2. ëmbelsire e lehtee

    Perberesit ::

    2 PAKETA Biskota
    150 Gr Gjalpe
    3 Veze
    6 lug Sheqer
    6 Lug Kakao
    Pak Uje Ose Qumesht
    Shllag

    Pregatitja :::

    Ne Fillim Shkrin Gjalpin Mbi Te Hidhni Vezet Biskotat e Grimcuara , Ujin Ose Qumshtin Kakaon Dhe Sheqerin Dhe i Perzien Mire Deri Sa Te Forcohet Masa Paksa E Merr Masen ia Jep Formen e Embelsires Dhe e Zbukuron Permbi Me Shllag

    Un Dua Te Konkurroj Per Tablet 7 Samsung <33 Dhe SHpresoj Se S`doo Te Genjenii Se Doo E Jepnii … Do Ja Dergojj 1 Foto Te Embelsires Tanii Flm Per Mikuptim

  3. Do te shperndaj nje recete qe e kam menduar vet me disa perberes te fresket…
    Akoma nuk i kam vene nje emer kesaj recete te mrekullueshme…

    Perberesit:::
    500gr Luleshtrylle
    2kg molle te gjelbera
    1 portokalle
    2 limona
    3 karota

    Pergatitja:::

    Marrim 1 Moll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Peshk i rremë

Receta e dërguar nga Ervina T. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kjo pjatë është një gatim tradicional italian i zonës së jugut të Italisë. Është një pjatë verore e cila me raste konsumohet edhe ne dimër.