Të brendshme qengji në tigan

Të brendshme qengji në tigan me konjak dhe rigon. Receta e gatimit e dërguar nga Moza F. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit.

Të brendshme qengji në tigan

Përbërësit

  • 500 gr të brendshme qengji
  • 1 qepë të vogël
  • 1/3 gotë me konjak
  • 1-2 thelpinj hudhre
  • 1 limon
  • 1 lugë të vogël rigon
  • 1 lugë gjelle miell
  • pak vaj

Përgatitja

  • Pasi i kemi larë të brendshmet i hedhim në një tenxhere me ujë që zien që të ziejnë për 5 minuta.
  • Pasi kanë marrë një zierje të lehtë u derdhim ujin dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë. Pasi janë ftohur pak i fshimë me letër kuzhine ose një pecetë që të mos kenë ujë dhe i presim në copa të vogla. Në një tigan të madh nxehim vajin dhe skuqim qepën e grirë, dhe hudhrën që të skuqen lehtë.
  • Më pas shtojmë copat e të brendshmet që kemi prerë që të skuqen për 5 minuta. Hedhim lugën e miellit dhe i trazojmë dhe u hedhim konjakun dhe gjysmë gote ujë dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta.
  • Në 2 minutat e fundit përpara se ti heqim shtojmë rigonin dhe lëngun e limonit.
  • Mund ta shoqëroni me patate të skuqura dhe sallatë.

Notes

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Omlet me spinaq

Receta e dërguar nga Rina K. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kjo është një pjatë mëngjesi, e zgjodha për arsye se është shumë e lehtë për tu përgatitur e po ashtu edhe shumë e shëndetshme.