Konkursi Gatimit
Komente nga Fb - Shkruaj një koment

Barbunja greke sallatë

food-contest-arti-gatimit-receta-konkurs-dhurata-bizele

Receta e dërguar nga Rovi R. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Barbunjat greke janë një lloj bishtaje e holle dhe e gjatë që mund të përdoret për gjellë por edhe për sallatë kur është e freskët dhe e vogël pa u mbushur me kokrra brenda.

Përbërësit për Barbunja greke sallatë


  • 1 kg barbunja të njoma jo të pjekura mirë

  • 5-6 thelpinj hudhre

  • pak vaj ulliri

  • pak uthull

  • pak kripë



Përgatitja

Pasi i kemi larë u presim anët dhe nëse janë shumë të gjata i presim në mes. I hedhim në një tenxhere me ujë dhe 1 lugë kripë që të ziejnë duke i provuar me një pirun nëse këputen. Nëse piruni i këput janë gati nëse jo duan dhe pak akoma. Mos i zieni shumë që të mos qullosen.
Pasi i ziejmë i shpëlajmë me ujë të ftohtë. I lëmë të kullojnë, i hedhim në një enë ku u shtojmë hudhrat e shtypura, uthull dhe vaj ulliri sipas dëshirës. I fusim në frigorifer që të ftohen. Kjo lloj sallate serviret e ftohtë dhe ka një shije të mrekullueshme.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

Receta Gatimi

Shkruani komentin tuaj - Komente