Karakteristikat e djathërave janë të ndryshme: shija, ngjyra, aroma, cilësia, butësia, si dhe koha e përgatitjes, staxhionimi i cili bën diferencë edhe në çmim.
Speca me domate në tigan janë shumë të shijshme. Këto janë specat dhe domatet e fundit për këtë stinë. Speca me domate të gatuara në tigan është një nga ato pjatat që më çon pas në kohë, më sjell ndërmend fëmijërinë.
Antipaste me patëllxhan është një pjatë e freskët dhe mund të shijohet në çdo moment. Një ngarkesë ideale me perime qe përgatitet fare shpejtë dhe mund të konsumohet nga vegjetarianët.
Tavë me patate ka bëhet shumë e shijshme në qoftëse përgatitet në saç, megjithatë edhe në furrë bëhet shume e mirë. Për të përgatitur këtë recetë mund të përdoren edhe patate të reja.
Qiqrat janë më energjiket dhe më ushqyeset të familjeve të legumeve. Ato kanë përmbajtje të lartë në proteina. Kjo është receta për përgatitjen e pure me qiqra.