Si të përgatisim Hummus

Hummus është një salcë që vjen nga Libani me bazë qiqrash dhe susam. Mund të shoqërohen shumë pjata të ndryshme dhe përgatitja është shumë e shpejtë. Kjo pjatë quhet edhe “Hummus me tahini”, duke marre dhe emrin e përgatitjes me susam, tahini.

Hummus

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time30 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Asian
Keyword: salce
Sasia: 4 persona
Kalori: 130kcal

Përbërësit

  • 250 gr qiqra të ziera
  • 15 ml lëng limoni
  • 80 gr tahini
  • 20 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
  • pak kripë
  • 1 lugë e vogël paprika
  • 1 thelb hudhër

Përgatitja

  • Për të përgatitur Hummus, në këtë rast kemi përdorur qiqra të ziera, por nëse keni qiqra të thata, fare mirë mund ti lini pak në ujë dhe ti zieni në ujë pa kripë.
  • Në një robot kuzhine hedhim qiqrat, tahini (lexo si të përgatisim tahini), lëngun e limonit, hurdhën, vaj ulliri pak paprik të ëmbël dhe kripë. Ndezim mikserin derisa të përftojmë një masë të dendur.
  • Provoni kripën dhe nëse është nevoja shtoni sipas dëshirës. Shtoni pak ujë ose lëng limoni nëse masa është shumë e trashë.
  • Hummus është gati. E shërbejmë në temperaturë ambienti duke hedhur sipër vaj ulliri.

Një recete tjetër që mund tu pëlqeje pure me qiqra

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Perime në Avull

Perimet bëjnë shumë mirë për shëndetin tonë, sepse përmbajnë vitamina nga më të ndryshmet. Duhet ti konsumojmë sa më shumë gjatë vakteve. Perimet, në çfarë do lloj mënyre i gatuajmë, nuk duhen të jenë shumë të ziera sepse humbasin të gjitha vlerat ushqyese. Zierja në tenxhere me avull është mënyra më e mirë e më e shëndetshme për të gatuar perimet dhe jo vetëm. Në këtë mënyrë perimet nuk janë në kontakt me ujin dhe ruajnë të gjitha vlerat ushqyese.