Receta për Sallatë Panxhari

Kjo sallatë panxhari i shtonë shumë ngjyra dhe shije tavolinës tuaj. Këtë garniturë mund ta shoqëroni me shumë pjata të kuzhinës shqiptare.

Sallatë panxhari

Prep Time15 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time25 minutes
Course: Salad
Cuisine: Albanian
Keyword: healthy
Sasia: 4 persona
Kalori: 140kcal

Përbërësit

  • 1 kg panxhar i kuq
  • 100 gr vaj ulliri
  • 100 gr uthull
  • 5 thelpinj hudhër
  • 5 gr kripë
  • 1 tufë majdanoz

Përgatitja

  • Pastrojmë panxharin nga gjethet dhe e lajmë me ujë të bollshëm. Panxharët i vendosim në një enë me ujë të ftohtë e 2 lugë uthull për ti ruajtur ngjyrën.
  • Panxharin e ziejmë për gati 10 minuta. Gjatë zierjes panxharit nuk i hedhim kripë sepse i ndryshon shija. Pasi kanë zier panxharët i heqim nga ujë, për ti pastruar cipën sipër me anë të thikës.
  • Panxharët e zier i grijmë në rende ose i presim në kubik sipas dëshirës. Masa e grirë vendoset në një enë qelqi dhe i hedhim uthullën, hudhrën e shtypur ose të grire hollë, kripë, vaj ulliri ekstra të virgjër.
  • Sallatë me panxhar e përgatitur hidhet në pjatë dhe zbukurohet me majdanoz të grirë hollë.

Lexoni receta për sallate me luleshtrydhe, sallate quinoa ose sallate me karkaleca

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.

Speca të pjekur

Specat janë shumë të shijshëm dhe mund ti përdorim në shumë receta. Por lëkura e tyre nuk tretet mirë. Në këtë recetë japim një sekret sesi mund ti heqim lëkurën e specave pa u lodhur shumë.

Si të gatuajmë Patate në furrë

Patate në furrë është një pjatë që mbase nuk ka nevojë për recetë sesa disa këshilla për ti përgatitur në mënyrë të përsosur. Lexoni çfarë kemi përgatitur për këtë garniturë që nuk mungon asnjëherë në tavolinë.