Lakra turshi dhe karota pa konservant

Lakra turshi dhe karota të përgatitura në mënyrë natyrale dhe që mund të ruajnë vlerat ushqimore për një kohë të gjatë. Këshilla jonë si gjithmonë është të përdorni perime biologjike dhe të freskëta.

Lakra turshi

Prep Time40 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time1 hour
Course: Salad
Cuisine: Albanian
Keyword: perime
Sasia: 4 vazo
Kalori: 130kcal

Përbërësit

  • 2 kg lakër e bardhë
  • 500 gr karota
  • 200 gr lulelakër
  • 200 gr speca të ngjyrave të ndryshme
  • 3-4 speca djegës
  • gjethe dafine

Për shëllirën

  • 2 L ujë
  • 500 ml uthull molle
  • 240 gr kripë
  • 50 gr sheqer

Përgatitja

  • Pastrojmë e lajmë mirë të gjitha perimet në ujë të rrjedhshëm. Presim perimet në pjesë sa dëshirojmë dhe i lemë 10 minuta në ujë të ftohtë për tu pastruar akoma më shumë.
  • Më pas i kullojmë të gjitha dhe i futim me radhë në vazo të sterilizuara. Një shtresë karota, një shtresë lakra, më pas lulelakër speca e kështu me radhë duke shtuar dafinë e speca djegës sipas dëshirës.
  • Gjatë kohës që i vendosim në vazo përbërësit i ngjeshim me dorë pas çdo shtrese që hedhim.

Përgatisim shëllirën

  • Në një enë hedhim masën e ujit dhe e vendosim në zjarr. Pasi uji merr valë hedhim kripën dhe sheqerin dhe e trazojmë që të treten përbërësit. Gjatë kësaj kohe shtojmë edhe uthullën.
  • Shëllirën e hedhim të nxehtë në vazot e mbushura me lakra turshi dhe karrota. Vazove u vendosim kapakun dhe i lemë në vend të freskët pa lagështi. Për 2 javë vazot me lakra turshi janë gati. I hedhim nëpër pjata dhe i shikojmë.

Receta për Kastravecë turshi ose patëllxhan turshi

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Speca me domate ne tigan

Speca me domate në tigan janë shumë të shijshme. Këto janë specat dhe domatet e fundit për këtë stinë. Speca me domate të gatuara në tigan është një nga ato pjatat që më çon pas në kohë, më sjell ndërmend fëmijërinë.

Sallatë me rrepa të kuq e mollë

Panxhari sheqerit ka shumë kalori pasi është shumë i pasur me karbohidrate. është shumë i mirë për shëndetin tonë sepse ka një efekt terapeutik. Në vendin tonë, për fat të keq, kjo lloj perime nuk gjen një përdorim të gjerë. Këshillohet përdorimi i panxharsheqerit pasi shkenca ka vërtetuar se në ato vende ku konsumimi i tij është më i lartë, është më i ulët zhvillimi i sëmundjeve të këqija në zorrë. Kjo recetë që ne propozojmë është një sallatë e freskët, e shpejtë që mund të shoqërojë pjata të dyta.