Caponata me patëllxhan – Recete Siciliane

Caponata me patëllxhan është një pjatë tipike e Sicilisë. Bëhet fjalë për perime të gatuara me salcë agrodolce e cila i jep edhe një aromë të pa papërmbajtshme. Ekzistojnë shumë versione të kësaj recete siciliane në varësi të përbërëseve.

Caponata me patëllxhan – Recete Siciliane

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Main Course
Cuisine: Italian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 400 gr patëllxhan
  • 150 gr qepë
  • 150 gr selino
  • 25 gr pure domate
  • 1 lugë koncentrat domate
  • 50 gr ullinj jeshil
  • 30 gr kapra
  • 50 ml uthull
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • borzilok
  • vaj ulliri
  • piper i zi
  • kripë

Përgatitja

  • Patëllxhanët e larë i presim në kubik dhe i spërkasim me kripë të trashë. I lëmë kështu për 30 minuta, në këtë mënyrë eliminojmë hidhërimin. I skuqim në vaj të bollshëm dhe përsëri i lëmë të kullojnë mbi një letër kuzhine vajin e tepërt.
  • Selinon e prerë në gjysmë rrathësh e ziejmë për 5 minuta dhe e kullojmë. Në një tigan kaurdisim qepën në zjarr të ngadalshëm për 10 minuta.
  • Shtojmë edhe selinon e zier më parë. Më vonë shtojmë purenë e domates dhe koncentratin e domates të tretur me pak ujë. I vendosim kapakun dhe e lemë edhe 5 minuta në zjarr.
  • Në tiganin me salcë shtojmë ullinjtë, kapra, sheqerin, uthullën, piperin dhe i trazojmë mirë. Nëse është nevoja shtojmë edhe pak ujë. I lëmë kështu për disa minuta. Shtojmë në fund edhe patëllxhanët e skuqur më parë.
  • Caponata me patëllxhan është gati. Ju këshillojmë të shtoni edhe disa speca së bashku me patëllxhanët gjatë skuqjes. Kjo do të shtojë akoma më shumë shijen e kësaj pjate speciale.
  • Shërbejmë caponata me patëllxhan duke vendosur sipër borzilok të freskët ose pak majdanoz.

Lexoni edhe Receta Italiane te tjera.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Speca me domate ne tigan

Speca me domate në tigan janë shumë të shijshme. Këto janë specat dhe domatet e fundit për këtë stinë. Speca me domate të gatuara në tigan është një nga ato pjatat që më çon pas në kohë, më sjell ndërmend fëmijërinë.

Si të gatuajmë Patate në furrë

Patate në furrë është një pjatë që mbase nuk ka nevojë për recetë sesa disa këshilla për ti përgatitur në mënyrë të përsosur. Lexoni çfarë kemi përgatitur për këtë garniturë që nuk mungon asnjëherë në tavolinë.

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.