Sallatë mikse me domate të vogla

Sallate mikse është një pjatë ideale për të shoqëruar pjatanca të ndryshme mishi apo peshku. Kjo pjatë e thjeshtë mund të përdoret edhe si antipastë, për të hapur oreksin. Ne kemi dhënë këta përbërës për sallatën, por ju fare mund të shtoni perime të tjera sipas fantazisë dhe dëshirës tuaj.

Sallatë mikse me domate të vogla

Sasia: 0

Përbërësit

  • 400 gr sallatë mikse marule, radhiqe, etj.
  • 200 gr domate të vogla
  • 1 karotë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • pak lëng limoni
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak uthull aromatike

Përgatitja

  • Fillojmë duke pastruar e larë mirë sallatat. I lemë të kullohen. Lajmë dhe qërojmë karrotën. Lajmë edhe domatet.
  • Ndërkohë përgatisim salcën. Në një vazo hedhim vajin e ullirit, pak kripë, pak piper, pak lëng limoni, pak uthull balsamike dhe e mbyllim me kapak vazon. I përziejmë fort që të krijohet një salcë homogjene.
  • Në një enë të madhe hedhim sallatat e prera në copa nëse gjethet e tyre janë të mëdha. Me grirësen e patateve sipër grijmë karrotën fije fije. Më pas vendosim edhe domatet.
  • Në momentin që do e servirim shtojmë salcën e përgatitur. E trazojmë mirë sallatën, në mënyrë që të marrë gjithë salcën dhe e shërbejmë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

Salla te Mikse - Receta Gatimit - Artigatimti

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Qofte me lulelakër

Qofte me lulelakër është një meze ideale për të pasuruar tavolinën në një aperitiv. Gjithashtu këto qoftë pëlqehen shumë edhe nga fëmijët dhe është një mënyrë e mirë për të ngrenë perime.

Sallatë e zier me gjethe rrepash

Gjethja e panxharsheqerit është shumë e mirë, dhe ngjason me spinaqin. Mund ta gatuajmë të zier në ujë ose në avull, me vaj sipër dhe kështu shoqëron pjatanca të ndryshme mishi ose peshku. Në këtë recetë, ne e sjellim në një variant si sallatë që mund ta hamë si meze për të hapur oreksin ose thjesht mund të shoqërojmë një pjatë mishi.