Antipastë – Qepë të ëmbla

Qepë të ëmbla

Një pjatë e vecantë dhe e thjeshtë në përgatitje. Këto qepë mund ti shërbejmë me bukë të thekur me vaj sipër.

Qepë të ëmbla

Përbërësit

  • 4 kokrra qepë
  • 3 lugë sheqer
  • pak uthull
  • pak kripë

Përgatitja

  • Pasi kemi qëruar qepët, i ndajmë në mes horizontalisht, i vemë të ziejnë në një tenxhere me avull, i hedhim pak kripë.
  • Pasi janë zier i heqim nga tenxherja. Marrim një tigan dhe hedhim në të sheqerin, e vëmë në zjarr dhe lëmë të shkrihet komplet, hedhim më pas qepët dhe i kthejmë nga të dyja anët që të marrin mirë karamelin.
  • Pastaj i shuajmë me uthull, i lëmë në zjarr derisa lëngu i formuar të trashet. Më pas i heqim qepët dhe i shërbejmë të ngrohta.

Notes

Video Receta

Ju bëftë mirë

85 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Proshutë dhe pjepër

Proshutë dhe pjepër nuk mund të shikohet si një recetë gatimi sesa një kombinim fantastik. Ëmbëlsia e pjeprit ndërthuret më së miri më shijen e proshutës, një pjatë ideale për ditët e verës.

Avokado me karkaleca

Një antipastë perfekte për festa është sallata e avokado me karkaleca. Kjo është një recetë gatimi shumë e thjeshtë, e freskët dhe delikate. Nuk kërkon shumë mundim në përgatitje por rezultati përfundimtar është me të vërtetë fantastik.