Një nga recetat e gatimit që ju rekomandojmë në prag festash është dhe kjo pastiço me mish të grirë. Kombinimi i përbërësve në këtë recetë i jep pjatës një shije të veçantë.
Patate, proshutë e vezë, të gjitha të gatuara në furrë janë një zgjidhje për drekën ose darkën nëse nuk ke shumë dëshirë të gatuash. Kjo recetë e shijshme gatuhet shpejt, mjafton ti fusësh gjithë përbërësit në furrë.
Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.
Qoftet me spinaq janë shumë të mira për ata që dëshirojnë një pjatë të thjeshtë e të shijshme. Receta e këtyre qofteve është e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë. Këtë pjatë mund ta shoqërojmë me perime të ndryshme, sallata ose thjesht mund ta shijojmë edhe në momentin e aperitivit. Kjo recetë është dhe një mënyrë e mirë për të bërë fëmijët të hanë perimet që janë të fshehura në qofte.
Panxhari sheqerit ka shumë kalori pasi është shumë i pasur me karbohidrate. është shumë i mirë për shëndetin tonë sepse ka një efekt terapeutik. Në vendin tonë, për fat të keq, kjo lloj perime nuk gjen një përdorim të gjerë. Këshillohet përdorimi i panxharsheqerit pasi shkenca ka vërtetuar se në ato vende ku konsumimi i tij është më i lartë, është më i ulët zhvillimi i sëmundjeve të këqija në zorrë. Kjo recetë që ne propozojmë është një sallatë e freskët, e shpejtë që mund të shoqërojë pjata të dyta.
Kjo antipastë mikse është një piatancë e bukur në të parë dhe shijshme gjithashtu. Miqtë tuaj do të ngelen patjetër të kënaqur nga një prezantim i tillë.